#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Përse po rriten sërish çmimet e apartamenteve? Faktorët dhe zonat
Do e nisim programin sot me një temë që mbetet gjithmonë aktuale për t’u trajtuar. Në vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme, dhe kjo tendencë duket se do të vazhdojë edhe për vitin 2025. Por cilët janë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve? Cilat zona janë më të prekura? Do të diskutojmë më shumë me ekspertë të fushës dhe jo vetëm ndaj ftojmë pa humbur kohë:
Armelida Shtiza- Administratore dhe eksperte e pasurisë të paluajtshme prej 27 vitesh
Gjin Gjoka- Themelues i biznesit te diasporës në shqipëri dhe përfaqësues për SHBA i dhomës së billion G&G group
Erikleda Dorezi- Gazetare sociale Tv Klan
Dritan Ballgjini – Ndërmjetës i pasurive te paluajtshme
Java kulturore zvicerane 2025/ Muzikë, teatër dhe shumë aktivite artistike
Java kulturore zvicerane 2025 ka nisur prej datës 28 janar me një gamë të gjerë aktivitetesh kulturore që do të zgjasin deri më 7 shkurt. Ne do të njihemi me kalendarin e plotë të aktiviteteve, ndaj pa humbur kohë ftojmë: Kleidi Eski- Menaxher projekti i fondit kulturor zvicerian.
Sociologu Gëzim Tushi: “Shoqëria dhe panoptikoni im social”
“Shoqëria dhe panoptikoni im social”, është botimi më i ri nga sociologu i njohur Gëzim Tushi. Një analizë e shoqërisë shqiptare në optikën sociologjike, ne e kemi sot në studio për të na rrëfyer më shumë mbi këtë botim të ri.