Ne forme pas festave/Dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik per t’ia dale mbane!

Takohemi së bashku në këtë fillim jave të re të këtij viti të ri, me urimin edhe njëherë e një viti të mbarë dhe të begatë. Fillimi i janarit është gjithashtu edhe periudha kur fillojmë ti kushtojmë pak më shumë rëndësi kileve të marra nga pjatat e shijshme, bakllavasë, apo gjelit të detit. 

Të gjithë kemi abuzuar nga pak, por cfarë duhet të bëjmë që te rikthehemi në formën e dëshiruar. Janë një sërë pikash që ne duhe të zbatojmë, si ushqimet që duhet të konsumojmë, të ndërthurur me aktivitetin fizik. Për këtë do të kemi në studio, ish-atletisten Klodiana Shala dhe nutricionisten Diola Dosti.  Për më tepër Klodiana në fundvitin që lam pas nisi një projektin që i vjen në ndihmë gjithë familjes “Fit ëith champion” një projekt për të pasur një trup të shëndetshëm. Ne do ti mirëpresim në studio për folur më gjatë.

Kengetaret e polifonise se Gjirokastres prezantojne kengen e re!

Në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar dy këngëtarë të njohur të muzikës popullore të zonës së Gjirokastrës. Ata kanë vite që këndojnë këngë popullore të kësaj zone dhe përveç këngëve të tyre kanë realizuar së bashku edhe shumë duete, siç edhe më i fundit I publikuar në ditët e fundit të muajit dhjetor me titull me “Vajzë ku je rritur”. 

“Letra Milenes”, libri qe shpalos anen romantike te Franz Kafkes!

Në këtë pjesë të tretë do të ndalemi në një libër shumë interesant i një prej autorëve më të rëndësishëm të shekullit të xx, Franz Kafkës. Në fakt në këtë libër janë përmbledhur letra dashurie që shkrimtari i njohur i dërgonte gruas që i kishte rrëmbyer zemrën (Milena Jesenska) “Letra Milenës” vjen i përkthyer në shqip nga shtëpia botuese “Arka e Noes” dhe sot për të folur më gjatë për përmbledhje letrash do të jetë: Marsela Roshi Likaj, përkthyesja e tij në gjuhën shqipe.