Orgesa Zaimi në një mini-koncert në studio me kitarë akustike

Nuk e feston Vitin e Ri në shtëpi me fëmijët prej 15 vitesh, Zaimi: Shpresoj të më mirëkuptojnë…

Ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi, e cila përveçse na ka kënaqur me rrëfimet e bukura, na bëri të kërcejmë e të këndojmë me performancat në studio, e shoqëruar nga kitaristi i saj, Fabian Metkaj.

Në hyrje të programit, kur moderatorja e pyeti artisten se si i kaloi festat, kjo e fundit u përgjigj se për datën 31 dhjetor dhe 1 janar, ka qenë duke kënduar live në koncerte.

Orgesa Zaimi gjithashtu u shpreh se u bënë mbi 15 vite që Vitin e Ri nuk e feston në shtëpi, por ajo ka gjetur një mënyrë se si t’i balancojë gjërat, që të gjithë të jenë të lumtur.


Rudina: Më tregoi njëherë si kaloi festa me familjen?

Orgesa Zaimi: Shiko, unë e kam thënë disa herë, për ne që këndojmë live, domethënë, nuk është se është diçka…

Rudina: Është një sakrificë duhet thënë.

Orgesa Zaimi: Po, është një sakrificë. Këtë vit e kanë ndjerë edhe fëmijët sepse donin shumë që unë të isha për…

Rudina: Janë rritur tani.

Orgesa Zaimi: Sepse të dyja netët nuk kam qenë. Edhe 31 dhjetor, edhe 1 janar, kam qenë në të dyja netët jo prezente në shtëpi. Por ne nesër, marrim avionin dhe ikim në Stamboll e do festojmë fuqishëm 3 ditë atje.

Rudina: Dedikuar vetëm për njëri-tjetrin atje.

Orgesa Zaimi: Kjo është ajo balanca që mundohem edhe i marrë me të mira gjithmonë. Sepse kam, Rudina, mund të jenë mbi 15 vjet që unë nuk festoj një Vit të Ri në shtëpi. I përshëndes të gjithë muzikantët, këngëtarët, ata që, siç e the ti, sakrifikojnë këtë natë për të tjerët, që të kënaqen dhe të jenë sa më afër publikut. Sepse është shndërruar në një festë që ne në Shqipëri e festojmë nga mënyrat më të rëndësishme. Kështu që, ne e kemi dhënë zërin tonë, artin tonë, për këtë ditë.

Rudina: Janë shtuar shumë në fakt festimet e këtij lloji. Restorantet dhe vendet ku jepen koncerte të shumta, sidomos natën e Vitit të Ri, kështu që është një nga momentet më të vështira, mendoj unë, të punës tuaj, apo jo?

Orgesa Zaimi: Këtë vit e kam pasur më shumë siç të thashë sepse goca, Bora, donte…

Rudina: Si kjo ndodh me të gjitha festat në përgjithësi, jo vetëm për natën e Vitit të Ri.

Orgesa Zaimi: … (vajza i thotë Zaimit) “Ti mami nuk je për Krishtlindje, ti mami nuk je për Vitin e Ri, nuk je për festa”, por që shpresoj shumë që një ditë fëmijët të më mirëkuptojnë.

Rudina: Si ia bën në këto momente, se duhet të jetë një moment shumë i vështirë?

Orgesa Zaimi: Shiko, ti e di shumë mirë që ne udhëtojmë dhe kemi shumë qejf që të udhëtojmë, e me këtë e shlyejmë po themi, këtë fajin. Kështu që këtë vit vendosëm që të bëjmë 4-5 ditë udhëtim. Kjo është gjëja më e bukur për të zëvendësuar atë mungesën time të këtyre dy ditëve.

Projektet e reja për 2024-ën, Orgesa Zaimi i zbulon në studion e emisionit “Rudina”

E ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi, jo vetëm ka performuar live në program, por ka treguar edhe projektet e reja për 2024-ën.

Ajo shprehet që këtë vit ka planifikuar një bashkëpunim dhe një këngë të re.


Rudina Magjistari: Çfarë ke planifikuar për 2024-ën? Cilat janë planet e tua profesionale?

Orgesa Zaimi: Këtë vit kam planifikuar një bashkëpunim, që shpresoj shumë të realizohet. Sepse besoj, ka ardhur momenti që të kem një bashkëpunim, mundësisht me artist mashkull. Sepse duhet, shkon shumë bukur. Kam në plan që përsëri të bëj një këngë të re, kështu që shpresojmë që, me energji të mira, me shëndet dhe me të gjitha mundësitë domethënë. Edhe zëri ishalla na mban. 

Orgesa Zaimi – “Verën ku ma le” (version kitare akustike)

Rekrutuese talentesh ne avokati/ Historia e shqiptares Kejsi Shkreta ne New York

“Ika në Amerikë prej Titanikut, i shkruaja letra Leonardo DiCaprio-s”

Në pjesën e fundit të emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar Kejsi Shkreta, rekrutuese talentesh në një zyrë avokatie në New York, për të treguar historinë e saj të suksesit.

Ëndrrën amerikane, ajo e ka manifestuar që 5 vjeç dhe ka foto që e dëshmojnë këtë gjë. Ajo iku në Amerikë sapo mbushi 18 vjeç, ku përfundoi me sukses dy shkolla në New York, pa pasur asnjë mbështetje.

Gjatë programit, Kejsi Shkreta tregoi gjithashtu që dëshira për të shkuar në Amerikë i lindi kur pa për herë të parë filmin “Titanic”. Ajo u shpreh që Leonardo DiCaprio ishte fiksimi i saj i parë, e madje i dërgonte edhe letra kur ishte e vogël.


Kejsi Shkreta: Unë e kuptova të vërtetën time që në moshën 5 vjeçare. Ku pata një “butterfly effect” (është ideja që gjërat e vogla në jetën tënde, mund të kenë një efekt akoma më të madh në të ardhmen), kur pashë për herë të parë filmin “Titanic”, i cili pati një influencë shumë të madhe tek unë dhe më bëri që të lind dëshira ime për të shkuar në Amerikë.

Rudina Magjistari: Pse, çfarë të ngacmoi tek filmi “Titanic” që të bëri të lindte dëshira për të shkuar në Amerikë? Cili moment i filmit? Apo mos ishte Leonardo DiCaprio (duke qeshur)?

Kejsi Shkreta: Ai ishte vërtetë “crush”-i (fiksimi) im i parë edhe unë i shkruaja letra kur isha e vogël, Leonardo DiCaprio-s.

Rudina Magjistari: Vërtet? I ramë në shenjë. Shumë e bukur kjo.

Kejsi Shkreta: Edhe më pas mora vesh që këto letra nuk po shkonin asnjëherë në Amerikë. Dhe një ditë, prindërit dhe familja, më thanë që “ai ndodhet atje dhe në qoftë se do ta takosh duhet të shkosh vetë sepse…”

Rudina Magjistari: Po letrat përse nuk shkonin në Amerikë?

Kejsi Shkreta: Nuk e di pse.

Rudina Magjistari: Ndoshta s’ka qenë adresa e saktë?

Kejsi Shkreta: Ndoshta s’kishin adresën ose ndoshta nuk dinin si ta bënin, por në atë kohë ishin disa kartolina që ishin me “Titanic” edhe me pamjet e ndryshme dhe unë vizatoja zemrën blu dhe i shkruaja që “unë jam Kejsi, ti më pëlqen shumë”.

Rudina Magjistari: Si adoleshentët në çdo brez them unë. /tvklan.al