Xhorxha Gjino – Blogger

Xhorxha Gjino është një vajzë 24-vjeçare,e cila  ka passion modën, fotografinë, udhëtimet dhe pikturën.  Në vitin 2010 përreth 5-6 vite ka qëndruar në Hungari, pasi nëna e saj, Mira Hoxha ishte ambasadore  e Shqipërisë në Hungari.

Që në moshë të vogël tek Xhorxha ka spikatur talenti për pikturë, shtysë që bëri që më vonë të vendoste të  largohej drejt Torontos në Kanada në moshën 18-vjeçare, ku ndoqi studimet për interior Desigh. Pas përfundimit të fakultetit, Xhorxha u kthye sërish në Shqipëri.  Ajo zbuloi pasionin për fotografinë dhe udhëtimet.

Në profilin e saj në Instagram shohim që ajo ka vizituar vende si Franca, Italia, Bali, Maroku etj duke mos lënë pas edhe bukuritë e vendit tonë.  Shpesh e shohim të shoqëruar nga partneri I saj (Marsi Cenolli) I cili gjithashtu duket se ka pasion për fotografinë dhe udhëtimet. Ata jetojnë së bashku  prej rreth 3 vitesh.

Artan Imami – Aktor, regjisor dhe skenograf i shfaqjes “Don Zhuani”

Ishte viti 1996, kur Artan Imami sprovoi veten në regji, duke ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar komedinë tragjike, “Don Zhuani”. Sërish Don Zhuan, regjisor, madje edhe skenograf. Premiera e veprës është në datën 6 mars, në skenën 400 të “ArTurbinës”.

Artani premton një shfaqje mbështetur në simbolika të fuqishme, që nuk vizaton vetëm portretin e një fisniku të shthurur ateist, që nuk lodhet duke vrapuar nga njëra aventurë dashurore te tjetra, pa gjetur asnjëherë paqe. Përkundrazi, i neveritur nga mishi, ndërsa nxiton tek një tjetër histori, tek një tjetër grua, fati i së cilës nuk do të jetë më i mirë se ai paraardhëses, Artan Imami synon të “zhveshë” hipokrizinë politikoshoqërore të kohërave që jetojmë, shenjuar nga mashtrimi, raportet e dyshimta dhe sipërfaqësore. Ngjarjet do të zhvillohen në një ambient, që i ngjan një mauzoleu. Janë historitë e dashurive ngurosur nëpër mure, të cilat do të donin të shpëtonin prej kësaj gracke të thurur mjeshtërisht nga një njeri, jo i pashpirt, por tragjik. Kësaj skene do t’i përshtaten edhe kostumet, të cilat ai ia ka besuar bashkëshortes së tij, Florenca Bellova.

Para 23 vitesh Artan Imami do të bënte një zgjedhje të guximshme për rolin e Dona Elvirës, bashkëshortes zemërthyer, të tradhtuar, të braktisur, që kërkon hakmarrje me çdo kusht. Ai ja besoi rolin Valbona Selimllarit, e cila do ta niste e do ta mbyllte karrierën e saj si “aktore”, pikërisht në atë skenë. Kësaj here Imami këtë rol ja ka besuar aktores Luiza Xhuvani, e cila i rikthehet skenës së teatrit pas ndarjes nga jeta të së shoqit, në muajin gusht. Vite të shkuara, në rolin e Sganarelit, shërbëtorit të Don Zhuanit, një lloj alterego e të zotit të tij, një lloj tjetër Sanço Pançoje, e interpretonte aktori Roland Trebicka, i ndarë nga jeta disa vite më parë.

Kësaj here Imami ia ka besuar Xhejni Famës, një aktori karakteresh, të Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Rolet që dikur i luante Inis Gjoni dhe Ema Andrea, këtë herë do t’i luajnë Dajana Nenaj e Alesia Xhemalaj. Po ashtu, në rolet e Gazmend Gjokës, Vangjel Toçes e Fadil Kujofsës interpretojnë emrat: Genti Deçka, Donald Shehu dhe Xhuliano Brisku, një brez aktorësh që po krijojnë karakteret e tyre të plota në skenat teatrore.