Historia e dashurise si neper filma e Erionit dhe Blertes!

Të ftuar në këtë pjesë të tretë do të jenë një çift të dashuarish për të cilët u bë volejbolli shkak për nisjen e historisë së tyre të dashurisë. Bëhet fjalë për moderatorin dhe spikerin Erion Zeqiraj dhe volejbollisten Blerta Ligaj.

Blerta Ligaj është një volejbolliste, 22-vjeçare , e cila ka lindur në qytetin e Vlorës. Ajo ka nisur të merret me sportin e volejbollit që rreth 11 vite më parë. Fillimisht ka qenë pjesë e skuadrës së volejbollit për femra në qytetin e saj të lindjes në Vlorë dhe më pas kaloi në skuadrën e “Universitetit Berleti” ku në vitin që ajo ishte pjesë e skuadrës ( 2016-2017), u fituan dy kupa në kategorinë A1, (Kampionati kombëtar I Volejbollit + Kupa e Shqipërisë . Gjithashtu ka vijuar studimet për sporte. Aktualisht është pjesë e skuadrës “Agroturizëm Huqi”, skuadër e hapur këtë vit në kategorinë A2. Kjo skuadrë u shpall kampione në këtë kategori dhe vitin tjetër do të luajnë në kategorinë A1. Gjithashtu ajo ka tre vjet që ushtron edhe modelingun ku ka qenë pjesë e një reklame për të ilaç, e cila është transmetuar edhe në Turqi. Prej disa kohësh ajo është në një lidhje me moderatorin dhe volejbollistin Erion Zeqiraj. 

35-vjeçari Erion Zeqiraj është spiker lajmesh në Tema Tv dhe volejbollist me ekipin e Tirana_Volejboll. Ka qenë ish-banor I Big Brother. Gjithashtu Zeqiraj është përgjegjës sektori tek Angjesia e Parqaeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Libri, “miku” me i mire i pushimeve verore!

Rudina fton në studio: Manjola Gjonaj , botuese “Bota shqiptare”;

Fjodora Fjora, Gazetare;Arlinda Dudaj, Botuese “Dudaj”; Genti Minga, Gazetar

Vera është gjithmonë një stinë, tek e cila zgjedhim letërsi pak më të lehtë dhe më pak impenjative, apo jo? Sa relaksuese është të lexosh në këtë periudhë, sidomos pas karantinës?

A keni mund të lexoni gjatë karantinës?

Përpara se të na tregoni raportin që keni me librat dhe sugjerimet tuaja, ne kemi përgatitur një insert të përgjithshëm, për të na futur edhe në temë. E shohim…

Libri gjatë pushimeve verore dhe voxpope qytetarët që tregojnë a lexojnë gjatë verës dhe zhanerin e preferuar

Cili është raporti që keni me librat? Lexoni më shpesh gjatë vitit apo gjatë verës?

Një studim nga Pew Research ka treguar që personi mesatar lexon vetëm 4 libra në vit, ndërkohë që liderët e kompanive më të mëdha lexojnë mesatarisht 50 libra në vit. shumica e njerëzve nuk ja dalin dot të lexojnë rregullisht. Megjithatë do të sjellim tani një insert me disa këshilla se sit ë mund të lexojmë më shumë.

6 këshilla për të lexuar më shumë libra në verë

Ju sa libra lexoni gjatë vitit, po gjatë verës? E programoni kohën që duhet të lexoni?

Sugjerime/4 librat qe nuk duhet te mungojne ne cante kete vere!

Cili është libri që keni zgjedhur të sugjeroni për publikun që na ndjek?

Përse sugjeroni pikërisht këto tituj? 

“7 Zakonet e familjeve te suksesshme” (Manjola)

“Cironka” (Fjodora)

“Atdheu”(Arlinda)

“Ora e Zezë” (Genti)

Në fund të kësaj bisede, çfarë mund të na thoni në lidhje me pushimet tuaja. Fillimisht ku do I kaloni? Dhe cili është mesazhi që do të jepnit për të gjithë ata që po na ndjekin?