#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Historia e Belkisës: 15-vjeçarja me shumë pasione dhe një botë të madhe

Sot në emisionin tonë do të ndajmë me ju një histori frymëzimi, dashurie dhe force të jashtëzakonshme. Ajo është vajza e tretë në një familje të bukur, dhe me ardhjen e saj në jetë, familja kuptoi vërtet se çfarë do të thotë të jetosh me një kromozom më shumë, një kromozom dashurie, drite dhe force. Belkisa Pillati është një vajzë speciale, plot energji dhe pasion. Ajo e do baletin, pianon, violinën dhe notin. Është nxënëse në klasën e 9-të në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” dhe çdo ditë dëshmon se kufijtë janë aty vetëm për t’u tejkaluar. Familja e saj është një shtyllë e fortë dhe një mbështetje e madhe për të. Ne do ta kemi sot në studio, së bashku me mamanë e saj, Enkeleda Pillati. Sot, ato vijnë për të na rrëfyer historinë e tyre , një histori e bukur dhe frymëzuese.

George Clooney lyen floket? Pro dhe kundër ndryshimit që bëri xhiron e rrjetit

Plot stil, yjet u shfaqën në Met Gala 2025. Me kostumet elegante dhe kapelet që dominonin në pjesën më të madhe, mbi 180 personazhe të famshëm ngjitën shkallët e Metropolitan Museum në New York. Do të komentojmë sot me të ftuarit tanë, mbrëmjen e djeshme, nata më e famshme e modës padyshim…

Moda në një tjetër nivel/ çfarë solli ”Met Gala 2025”?