Në studio: Altin Goci, Meri Shehu

“Kthehem prap’ “/ Altin Goci vjen me koncertin e tij të parë recital në Tiranë

“Suksesin e vërtetë e ke arritur”, Altin Goci surprizohet nga fanset e tij më të zjarrta

Altin Goci, anëtari i grupit “Ritfolk” do të rikthehet me një koncert recital më  23 Nëntor. “Kthehem prap” do të sjellë të gjitha këngët e tij hit për këdo që ka nostalgji për muzikën e “Ritfolk”.

Në këtë koncert do të jenë të pranishme edhe vajzat e Gocit, Kloa dhe Hana. Dikur i kemi parë në “Rudina” në Tv Klan së bashku me babain e  tyre, por sot që  janë më të rritura, kanë një mesazh surprizë për të.

Hana: Babi, ne i adhurojmë këngët e tua. Mezi presim t’i dëgjojmë prapë të koncerti. Të dua shumë, babai më i mirë në botë!

Kloa: Babi, ne mezi po presim për koncertin. Jam e bindur që ti do të shkëlqesh dhe do të jetë një koncert që do të mbetet gjatë në memorien tonë. Dije se ne jemi fanset e tua më të zjarrta dhe do të jemi aty për të të  suportuar në të gjitha këngët e bukura që do performosh. Mos harro që suksesin e vërtetë ti e ke arritur sepse për ne je një baba shembullor dhe i përkryer. Të duam shumë!

Ueda dhe Arlind fitojnë Love Island Albania, përfundon edicioni I i spektaklit të dashurisë

Stuhia “Ciaran” godet Shqipërinë/ Si do të jetë ky muaj?

“Këtë vit do të ndahet shapi nga sheqeri/ Meri Shehu bën parashikimin për javën dhe 2024

Planeti i dashurisë ‘ëmbëlson‘ shenjat, Meri Shehu zbulon tre më të favorizuarat

Parashikimi yjor i kësaj jave sjell plot momente të ëmbla e erotike. Afërdita, planeti i dashurisë do të kalojë në shenjën që ajo udhëheq, Peshoren duke sjellë njohje, takime e momente shpërthyese. Në përmbledhjen javore për “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se ngërçi i vetëm do të jetë fundjava, por përgjithësisht shenjat do të shijojnë ndikimin e Afërditës.

Meri Shehu: Kjo është një javë më e qetë, javën e kaluar e patëm disi jo me tufanë e shumë shira, por nuk pësuam ndonjë gjë, e kaluam. Kjo është një javë që fillon bukur sepse Afërdita në Virgjëreshë, gjithë Virgjëreshat e kanë Afërditën në shenjën e tyre dhe kjo iu bën mirë, do bëjë një lidhje shumë të bukur me Neptunin dhe kjo e bën ditën shumë pozitive nga ana erotike. Kemi edhe një lajm shumë të mirë kësaj jave. Afërdita nga Virgjëresha do futet në Peshore në datën 8 dhe i jep më shumë rëndësi komunikimit, bashkëpunimit, marrëdhënieve, diplomacisë, i do qetësojë gjërat, por edhe artit sepse futet në një shenjë që mbart shumë art brenda vetes. Fundin e javës do ta kemi pak problematik sepse Marsi përballet direkt me Uranin dhe po e kaluam datën 11-13 me qetësi, atëherë edhe luftërat do qetësohen.

Drejt përmbylljes së rubrikës, astrologia zbulon tre shenjat më të favorizuara të kësaj jave.

Meri Shehu: Fundin e javës do ta presim sepse Marsi në Akrep bën përballjen e fortë me Uranin në Dem. Unë do thoja atë shprehjen edhe zinxhiri më i trashë i floririt mund të këputet në hallkën e tij më të dobët në fundjavë.

Rudina Magjistari: Thembra e Akilit, kujdes.

Meri Shehu: Kujdes këtë pjesë. Pastaj do kalojmë datën 13, hënën e re që do i themi javës tjetër, përballjen e diellit me Uranin, edhe aty është një strumbullar i vogël. Po e kaluam edhe këtë me qetësi, besoj që diplomacia, e mira, e bukura dhe arti mund të zërë më shumë pjesë në jetën tonë. Është javë pozitive. Do ta shijojnë shumë shenjat Ujor, Peshore, Binjak që favorizohen më shumë erotikisht këtë periudhë. Jo marrëdhënie dokudo, në kuptimin që u takuam, u pamë, u ndamë, pastaj prit kur të takohemi pas një viti.

Bëhet një marrëveshje e mirë, një allishverish i bukur erotik kështu që do ta shijojnë të gjithë. Do iu japë sharmin dhe dëshirën edhe shumë njerëzve që të dalin sepse Afërdita në Virgjëreshë i kompleksoi pak njerëzit duke i bërë më të llogaritur, më të përmbajtur, kërkonin marrëdhënie më të sigurta, donin të ishin vërtet të bindur para se të hidhnin një hap, pyesnin pse, e analizonin një veprim të partnerit, shokut apo shoqes që do futej në marrëdhënie me ta. Tashmë njerëzit futen më me vrull, më me dëshirë qoftë edhe për të kaluar disa orë të këndshme dhe në bisedë e sipër mund të njohin e të kuptojnë më shumë njëri-tjetrin, plus diplomacia do luajë rolin e vet.

Takime të fshehta, joshje e shpërthime, Meri Shehu parashikon një javë erotike për shenjat

Kjo javë do të kalojë dashurinë në plan të parë. Zhvendosja e Afërditës në Peshore do ta ngjyrosë periudhë me sharm dhe romantizëm. Shenjat do të jenë më bujare, do të dinë të komunikojnë bukur dhe të ndërtojnë marrëdhënie.

Fundi i javës mbetet pak delikat sepse për disa shenja Meri Shehu paralajmëron ndarje, probleme në ekonomi apo familje. Këshilla që astrologia ndan në “Rudina” në Tv Klan është të tregohen të kujdesshëm sepse më pas vjen një periudhë e ëmbël për të gjithë.https://www.youtube.com/embed/BM1r_0K6mCU?si=d2qaKN-7JijNJi6z

Dashi – 1 yll

Del Afërdita përballë shenjës së tyre dhe e kanë lënë pas dore partnerin, bashkëpunëtorët. Duhet të japin vëmendje sepse aty mund të jetë një yll që shkëlqen shumë dhe do i japë Dashit vëmendjen e duhur kështu që është koha të harmonizohen me të tjerët. Nuk ndihet i kompletuar sepse thotë duhet të kem një tjetër që të më bëjë të lumtur. Kujdes me anën ekonomike. Fundi i javës është shumë shpërthyes për Dashin.

Demi – 2 yje

Afërdita futet në shenjën e Peshores, të punës. Do ëmbëlsohen me punën, me marrëdhëniet aty, me shëndetin do marrin pak veten. Sot e nesër do i japin rëndësi jetës erotike, marrëdhënieve në çift, fëmijëve. Mund të kenë problematikat e veta. Fundi i javës është i vështirë në lidhjet në çift, ka ndarje për shumë Dem në këtë periudhë.

Binjakët – 3 yje

Evolucioni i muajit Nëntor është i lidhur me punën. Ulet, ngrihet, heqim nga puna, shkojmë në një punë të re, i gjithë stresi do jetë aty. Nuk është ndonjë stres shumë i madh dhe do ta kenë brumin e tyre që të përpunojnë. Afërdita në Peshore i bën shumë erotikë, do iu japë shumë shans në dashuri.

Gaforrja – 3 yje

Është shenja e ujit që me Akrepin shkon mirë. Planet, projekti, erotizmi është i fuqishëm në këtë periudhë. Kanë shumë sharm, joshin, do joshen. Gaforret do marrin një tentativë të mirë në jetën erotike ata që s’e kanë gjetur. Duhet të qetësojnë marrëdhëniet familjare, Afërdita hyn në Peshore dhe shumë Gaforre do blejnë shtëpi, do e rregullojnë, lyejnë, arredojnë, do merren edhe me këtë pjesë.

Luani – 1 yll

Qëkur janë futur planetët në Akrep i ka zënë pak frika sepse është i fuqishëm për ta sidomos në marrëdhëniet familjare. Ka patur edhe disa skandale ekonomike sepse Afërdita në Virgjëreshë është në një pozicion që nuk i ka favorizuar ekonomikisht. Kujdes edhe këtë javë.

Virgjëresha – 4 yje

E meritojnë sepse Afërdita është në shenjën e tyre, iu ka ëmbëlsuar jetën, mundësinë, punën, i qetëson nga ana shëndetësore, nga projekte të ndryshme. Duhet të kenë kujdes me futjen e Afërditës në Peshore, ato ditët kur do përballet me Plutonin sidomos nga fundi i javës, ndonjë problem ekonomik ose shkarje në çështjet personale por do ta kapërcejnë.

Peshorja – 5 yje

Janë një nga shenjat që jo më kot i kemi vënë në krye të listës që në fillim të muajit. Hyn Afërdita në shenjën e tyre, ëmbëlsohen, diplomacia bëhet pjesë e jetës, harmonia me të tjerët, arti dhe veshja. Do t’i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme dhe mënyrës së të folurit. Kjo do na ndihmojë edhe ne të tjerëve të ndihemi mirë. Kujdes fundin e javës, ka përballje ekonomike të  forta.

Akrepi – 5 yje

Jemi në ditët e ditëlindjeve të Akrepëve. Futja e Afërditës në Peshore tregon që do kenë shumë pasione, marrëveshje të rëndësishme pune këtë periudhë nga sot e deri pasnesër. Fundi i javës, kujdes nga ndonjë debat i papritur në çift, kujdes ata që kanë probleme.

Shigjetari – 2 yje

Nuk janë shumë komodë sepse do futet Mërkuri në shenjën e tyre nga fundi i javës. Çështja është se Mërkuri do të përballet me Saturnin në Peshk dhe shumë probleme familjare do dalin në pah nga fundi i kësaj jave dhe tjetrës kështu që Shigjetarët do humbin optimizmin. Afërdita në Peshore do t’i bëjë shumë të dashur në shoqëri, duhet të dalin, të komunikojnë, të bëjnë festa, të takohen me njerëz të rinj, të flirtojnë dhe gjërat do shkojnë mirë.

Bricjapi – 3 yje

Kanë filluar të qetësohen. Afërdita në datën 8 në Peshore iu jep një lloj avantazhi në çështjet e karrierës, i rregullon, i ëmbëlson, i qetëson. Kujdes me datën 11. Nëse kapërcejnë furtunën në marrëdhëniet e tyre shoqërore, ekonomike ose në përgjithësi, qoftë edhe familjare, mund ta shfrytëzojnë për show, për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të përfituar nga të mirat e Afërditës këtë periudhë.

Ujori – 4 yje

Është një nga shenjat e favorizuara sepse sot e nesër kanë marrëdhënie të mira ekonomike, marrin lajme të mira ekonomike. Në datën 8 Afërdita në Peshore i nxjerr më shumë jashtë, do kërkojnë të dalin, të udhëtojnë, të njohin botën, të merren me artin, të studiojnë. Pjesa e së tërës, e gjithë bota do bëhet e tyrja, do kërkojnë të hapin horizonte të reja e të bukura. Kujdes debatet familjare në fund të javës.

Peshqit – 4 yje

Sot kemi lidhje të bukura të Mërkurit me Neptunin, marrëdhënie të mira pune, biznes, gjëra që do çojnë në marrëveshje shumë pozitive kështu që Peshqit duhet ta shfrytëzojnë. Afërdita në Peshore do iu japë një mundësi ekonomike të mirë, do marrin lekë nga të tjerët pra nëse ata ua kanë borxh, do ua japin, do përfitojnë nga bashkëpunime të ndryshme, nga divorce e shkëputje punësh. Por edhe takime të fshehta erotike shumë pasionante i presin pas datës 8 Nëntor.

Ekskluzive, Meri Shehu zbulon çfarë i pret shenjat në vitin 2024

Me afrimin e fundit të 2023, shenjat do të bëjnë bilancin e tyre për mbarëvajtjen e vitit. Megjithatë, eksklzuivisht për “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu dha një parashikim të shkurtër për të ngacmuar kuriozitetin se si do ta përjetojmë vitin e ardhshëm. Lëvizja më e rëndësishme planetare do të jetë zhvendosja e Jupiterit nga Demi në Binjak që do të stimulojë logjikën

Meri Shehu: Unë mendoj për të gjitha, do ndahet shapi nga sheqeri në favoret dhe disfavoret ekonomike deri në pranverë pastaj fillon një vit shumë komunikativë. Jupiteri do jetë në Binjak. Do i japim shumë rëndësi informacioneve, lajmeve, ndryshimeve, qoftë të ndryshojmë, diçka e mirë do ndryshojë, do bëjmë gjëra por kjo nuk do jetë shumë me bazë sepse kjo është si ajo fëmija që ka qenë disa kohë i mbyllur, del në kopsht për të lozur dhe i merr të gjitha përpara, nuk i përzgjedh gjërat.

Megjithatë do jetë një vit logjik, do t’i përmbahet logjikës. Do funksionojmë në mënyrë më të ftohtë e të logjikshme. Deir në pranverë do jemi akoma materialistë, zotërues, duam të dimë çfarë na përket e çfarë jo./tvklan.al

Kinematografia shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta regjisori Vladimir Prifti