Motrat Rita dhe Juli Ndoci rrefejne ditet e tyre ne karantine!

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan ishin motrat Rita dhe Juli Ndoci. Ato treguan si po i kalojnë këto ditë karantinë dhe si po paraqitet situata në Gjermani.

Prej 1 Marsit, ato nuk takohen me njëra tjetrën për shkak të karantinës. Rita jeton në jugperëndim të Gjermanisë, 130 km larg Strasburg dhe 400 km larg Julit dhe prindërve.

Rita Ndoci: Unë jam 400 km larg nga Juli dhe masat këtu janë në bazë të ndërgjegjes dhe sigurisht ka dhe sanksione. Une kam 8-9 ditë që nuk kam dalë nga shtëpia, kam një oborr këtu tek shtëpia dhe aty dalë. Im shoq shkon punon, se është avokat. Unë nuk kam shkuar për të përkthyer këto 7-8 ditët e fundit, se janë mbyllur të gjitha institucionet, gjykatat ku unë përkthej. Këtu ka sanksione të forta, por njerëzit janë të ndërgjegjshëm. Dyqanet nuk i kemi të mbyllura, madje i kanë hapur dhe të dielën që njerëzit mos të dynden.

Ndërsa motra e saj Juli tregon se izolimi nuk është njësoj si në Shqipëri sepse aty ke të drejtë të dalësh dhe nuk ka orare të ndalim-qarkullimit, por ka sanksione të forta për shkeljet e masave të distancimit social.

Juli Ndoci: Faktikisht ne nuk jemi të izoluar si në Shqipëri, këtu ke të drejtë të dalësh dhe të shërtisësh në natyrë, edhe nuk është se të ndalon njeri të dalësh. Nuk ka orare të ndalim-qarkullimit. Vetëm nëse mblidhen më shumë se 4 vetë në një vend vjen policia dhe të vë gjobë. Por normal të gjithë njerëzit me shumë kujdesje për të mos ju afruar njëri-tjetrit. Se kohë është shumë e mirë këtu, ka ardhur pranvera dhe temperaturat janë 25 gradë dhe ajri i pastër i bën mirë të gjithëve faktikisht./tvklan.al

Blendi Fevziu rrefen pershtatjen mes punes dhe shtepise ne kohen e pandemise!


I ftuar në programin “Rudina” në TV Klan këtë pasdite ishte gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.

Si rezultat i situatës së shkaktuar nga pandemia, Fevziu shprehet se është mjaft i angazhaur me punë gjatë ditës dhe një kohë shumë të madhe i marrin edhe leximi dhe kthimi i përgjigjes për mesazhet që qytetarët i dërgojnë.

Rudina Magjistari: Si po ja bën pa udhëtimet e tua?

Blendi Fevziu: S’po e ndjej për momentin se jam shumë i angazhuar gjatë ditës, nuk më ka ndodhur në 23 vjet që unë bëj emision, absolutisht kjo është situata më e vështirë. Më duhet të punoj jashtëzakonisht shumë si kohë. Po punoj me gjysmë stafi, për arsye se pjesa tjetër e stafit për t’u mbrojtur po qëndron në shtëpi. Ka pjestarë të stafit që psikologjikisht janë të rënduar nga frika që kanë. Po qëndroj me stafin që është më i relaksuar, që ka më pak frikë dhe më i domosdoshëm. Por detyrimi për të punuar është më i fortë gjatë ditës. Ndërkohë që më marrin jashtëzakonisht shumë kohë mesazhet, mesatarisht shkojnë nga 5000 sipas ditëve, më pak të shtunën dhe të dielën, deri në 8000 mesazhe që vijnë të mërkurën, të enjten. I lexoj mesazhet, ju përgjigjem diku 600 prej tyre sepse nuk arrij më shumë, aq sa mundem, Pjesës tjetër mundohem t’i jap përgjigje në televizor, aq sa hap në 7000-8000 mesazhe hap maskimumi 1000. Praktikisht kjo më merr 3-4 orë./tvklan.al

Anxhela Peza: Si te luftojme rutinen ne keto kohe izolimi!