#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen

Të ftuarit: Myfarete Laze dhe mbesën e saj Aria, Aurora Piranej, Nurie Emrullai

Myfarete Laze me mbesën në studio për herë të parë. Njihuni me Arian!

Regjimi ndërroi tekstin e këngës 3 ditë para festivalit, Mifarete Laze: E bëra lëmsh!

Artistja shkodrane Mifarete Laze ishte e ftuara e pasdites në “Rudina” në Tv Klan së bashku me mbesën e saj të vogël, Arian. Në rrëfimin e saj për statusin e ri, lidhjen e muzikës që i bashkon të dyja, Mifaretja kujtoi edhe kohët kur ajo ishte pjesë e Festivalit të Fundvitit.

Ndërsa sot mbesa e saj admiron grupet muzikore koreane për shkak se jeton në një kohë tjetër, dikur arti, ashtu si shumë fusha të tjera i shërbente propagandës partiake. Pikërisht prej kësaj të fundit, Mifaretja mban mend një episod kur u desh të ndryshohej teksti që të përmbushte këtë qëllim, vetëm 3 ditë përpara festivalit.

Mifarete Laze: Prova gjenerale bëhej 3 ditë para festivalit, të ndërronin komplet tekstin.

Rudina Magjistari: Tekstin e këngës?

Mifarete Laze: Edhe po të bëje gabim ishte një tmerr, mbaj mend këngën “Udhët e atdheut”. I thanë profesor Xhevahirit të ndërronte tekstin. Imagjino të kesh bërë 25 ditë prova dhe për 3 ditë të ndërrojnë tekstin kur ti e ke impostuar e të gjitha.

Rudina Magjistari: Çfarë i mungonte tekstit apo kishte diçka tepër?

Mifarete Laze: Xhevahiri kishte tekst filozofik, ishte i bukur për jetën, mirëpo duhej futur partia e kështu. Ato mo, ama mbaj mend që te rreshti i parë ka qenë inspektor skene Kalaci, kishte bërë ca kartona por nga emocionet edhe nuk sheh. Në strofën e dytë edhe sheh, por në strofën e parë nuk sheh kurrgjë se ke emocione.

Edhe mbaj mend që e bëra lëmsh, ca prej tekstit të ri, ca prej tekstit të vjetër… lëmsh. Por shyqyr që e bëri lëmsh edhe profesor Gaqoja edhe shpëtova. Ama ta bësh lëmsh e kur shkon në prapaskenë është të  të bjerë pika duke pritur çfarë po të bëjnë, të hoqën a s’të hoqën, mos ke thënë ndonjë fjalë gabimisht se si dihet, boshti ideologjik, por jo./

Regjimi ndërroitekstin e këngës 3 ditë para festivalit, Mifarete Laze: E bëra lëmsh!

Artistja shkodrane Mifarete Laze ishte e ftuara e pasdites në “Rudina” në Tv Klan së bashku me mbesën e saj të vogël, Arian. Në rrëfimin e saj për statusin e ri, lidhjen e muzikës që i bashkon të dyja, Mifaretja kujtoi edhe kohët kur ajo ishte pjesë e Festivalit të Fundvitit.

Ndërsa sot mbesa e saj admiron grupet muzikore koreane për shkak se jeton në një kohë tjetër, dikur arti, ashtu si shumë fusha të tjera i shërbente propagandës partiake. Pikërisht prej kësaj të fundit,  Mifaretja mban mend një episod kur u desh të ndryshohej teksti që të përmbushte këtë qëllim, vetëm 3 ditë përpara festivalit.

Mifarete Laze: Prova gjenerale bëhej 3 ditë para festivalit, të ndërronin komplet tekstin.

Rudina Magjistari: Tekstin e këngës?

Mifarete Laze: Edhe po të bëje gabim ishte një tmerr, mbaj mend këngën “Udhët e atdheut”. I thanë profesor Xhevahirit të ndërronte tekstin. Imagjino të kesh bërë 25 ditë prova dhe për 3 ditë të ndërrojnë tekstin kur ti e ke impostuar e të gjitha.

Rudina Magjistari: Çfarë i mungonte tekstit apo kishte diçka tepër?

Mifarete Laze: Xhevahiri kishte tekst filozofik, ishte i bukur për jetën, mirëpo duhej futur partia e kështu. Ato mo, ama mbaj mend që te rreshti i parë ka qenë inspektor skene Kalaci, kishte bërë ca kartona por nga emocionet edhe nuk sheh. Në strofën e dytë edhe sheh, por në strofën e parë nuk sheh kurrgjë se ke emocione.

Edhe mbaj mend që e bëra lëmsh, ca prej tekstit të ri, ca prej tekstit të vjetër…  lëmsh. Por shyqyr që e bëri lëmsh edhe profesor Gaqoja edhe shpëtova. Ama ta bësh lëmsh e kur shkon në prapaskenë është të  të bjerë pika duke pritur çfarë po të bëjnë, të hoqën a s’të hoqën, mos ke thënë ndonjë fjalë gabimisht se si dihet, boshti ideologjik, por jo.

As me “e” dhe as me “y”, këngëtarja zbulon të ‘fshehtën’ e emrit: Asnjëherë s’ma kanë thënë tamam

Në mbyllje të intervistës së saj në “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja Mifarete Laze zbulon se ky është emri i saj në pasaportë. Artistja shpjegon se gjithmonë shkronja “i” është zëvendësuar me “e” apo “y” sepse preferohej më shumë asokohe.

Rudina Magjistari: Myfarete e kam ditur gjithmonë, por nuk e di pse në festivale ta thonë me “Me”, dukej sikur e theksonin që është me “Me”, por në fakt është Myfarete Laze.

Mifarete Laze: Tamam, tamam e kam Mifarete.

Rudina Magjistari: Me “i”.

Mifarete Laze: Asnjëherë s’ma kanë thënë tamam.

Rudina Magjistari: Në pasaportë e ke me “i”. Në pasaportë e ka Mifarete Laze!

Mifarete Laze: Nuk iu pëlqentë ne Shkodër, nuk iu tingëllonte bukur, atëherë e bënin herë me “y”, herë me “e”. Mua më pëlqeu ashtu, s’bëra zë.

Kush është artizania që mahniti kryeministren italiane, Giorgia Meloni

Vathët që suprizuan Giorgia Meloni, artizania shqiptare: Nuk e dija se do ishin për të

Pak ditë më parë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca publikoi një video ku i dhuroi kryeministres së Italisë Giorgia Meloni një palë vathë të punuar në filigran. Kryeministrja u mahnit nga dhurata dhe në videon virale, falenderoi edhe artizanen, Aurorën. E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, Aurora Piranej shpreh emocionin e madh për vlerësimin e punës së saj dhe historinë e bukur pas vathëve.

Aurora Piranej: Ishte një befasi. Historia është shumë e thjeshtë, unë isha në atë rutinën time të punës të përditshme te dyqani, te punishtja. Kishte 2-3 ditë që dikush kishte ardhur, “do marr 2-3 produkte që do shkojnë për një person të veçantë”. E mirë, e ndihmova, ia paketova, i sugjerova, i dhashë edhe sugjerimet e mia, vathët ishin sugjerimi im, nuk e dija as kush po i porosit, as për kë do shkojnë. Nuk më tregoi, nuk e pyeta sepse në fakt kjo është pjesë e zakonshme e punës sime që produktet tona shkojnë për persona të rëndësishëm, të veçantë…

Rudina Magjistari: Sepse janë dhurata të veçanta.

Aurora Piranej: Po, kush do të bëjë diçka më jashtë tregut apo më jashtë të zakonshmes, zgjedh produktet tona dhe nuk është diçka shumë e re që po shkonin për një person të rëndësishëm. Por nuk  e dija absolutisht që…

Rudina Magjistari: Deri aty nuk ta kapte fantazia.

Aurora Piranej: Jo, që ishte kaq i rëndësishëm. Pastaj ditën që u shfaq videoja, unë prapë isha te puna dhe më mori në telefon direkt ministrja. Unë të them të drejtën, nuk e njihja personalisht, nuk e njoh personalisht edhe më thotë që “Aurora, kështu, ka ardhur dikush para disa ditësh, ka marrë disa produkte” dhe unë që  i them po, por nuk e dija që ishit ju, më vjen shumë mirë që na keni zgjedhur.

Thotë “ato i ka marrë një person shumë i rëndësishëm që ka zgjedhur të bëjë edhe një video, por është surprizë, nuk ta them”. Si duket po donte një informacion më tepër edhe për mua, një tekst për ta shkruar aty për punishten tonë, për  mua, që unë dua ta falenderoj. Dhe pas pak pashë videon  në Instagram. U habita shumë, uou thashë, e dija që ishte një person i rëndësishëm por jo kaq i rëndësishëm sa kryeministrja Meloni.

Nurie Emrullai, shkrimtarja nga Maqedonia e Veriut që u vlerësua me çmimin “Kadare”