Trump sfidon Covid-19/Mjeku Pipero flet per infektimin e Presidentit te SHBA

E  gjithë vëmendja e mediave botërore, portaleve dhe ekranit televiziv këto ditë ka qenë e përqëndruar tek presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili sot u rikthye në Shtëpinë e Bardhë pas shtrimit në një qendër mjekësore ushtarake “ Walter Reed” për shkak të infektimit me COVID-19.

Ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë duke zbritur nga helikopteri, video e cila u shpërnda fillimisht nga Donald Trump më pas me një përshëndetje “Mirë se erdhe babi” nga vajza e tij Ivanka Trump. Nga ana tjetër, Zonja e Parë, Melania Trump, me simptoma më të lehta si kollë dhe dhimbje koke qëndroi në Shtëpinë e Bardhë.

Në një lidhje direkte në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë mjeku Pëllumb Pipero i cili ka komentuar infektimin e Trump, gjestin kur presidenti hoqi maskën sapo arriti në Shtëpinë e Bardhë dhe a ishte normale dalja e tij kaq herët nga spitali.

Pëllumb Pipero: Historia po provon që ky virus nuk përjashton asnjë, fakti i infektimit të Trump e vërteton më së miri këtë gjë. Mjekimin e Donald Trump nga një personel mjekësor shumë i përzgjedhur dhe faktin që ai rifilloi kaq shpejt punë, e konsideroj sukses në mjekësi. Përsa i përket maskës, e vlerësoj si akt të momentit që presidenti do të tregojë se ai është i shëruar plotësisht dhe e mundi koronavirusin, dëshmon që ne nuk duhet të kemi frikë, por kujdes. Gjestin e vlerësoj pozitiv.

Rudina Magjistari: A ishte e sugjerueshme që ai të dilte kaq shpejt nga spitali?

Pëllumb Pipero: Ne jemi mësuar të shohim jo vetëm deklarata, por edhe veprime në politikë përsa i përket aplikimit të medikamenteve dhe mjekimeve. Nuk dimë shumë gjëra para se Trump të shfaqte shenja. Mjeku ka treguar se e hëna do jetë vendimtare për gjendjen e Trump dhe mendoj që mund të ketë qenë i infektuar që 8 ditë më parë. Trump duhet të ketë qenë i sëmurë ditë më parë, para se të merrej vesh nëpër media. Tani ai duhet të punojë me maskë, të kufizojë takimin me stafin. Trajtimi i tij rezultoi efikas dhe me sukses.

Rudina Magjistari: Mendon se do infektohet Trump për herë të dytë?

Pëllumb Pipero: Jo, sepse shanset janë 1 në 1 milion banorë siç kemi dëgjuar deri më tani. /tvklan.al

Xhesika Polo dhe Alex Seitaj, miqesia e vecante dhe kenga “Nene”

Të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan kanë qenë këngëtarja e njohur Xhesika Polo dhe Alex Seitaj për të folur për bashkëpunimin e tyre të radhës me këngëtarin Mirud të titulluar “Nënë”.

Në Festivalin e 57 të RTSH, përpara dy vitesh, Mirud ka prezantuar këngën “Nënë” e më 30 Shtator e risolli atë në versionin remix me Xhesikën dhe Alexin. Nëna e Xhesikës ka humbur jetën në muajin Shkurt nga kanceri i gjirit dhe nëna e Murid po ashtu është diagnostifikuar me po të njëjtin kancer. Pjesë e kësaj kënge si autore është dhe këngëtarja e njohur Elhaida Dani.

Rudina Magjistari: Në momentin e parë që e dëgjon këngën “Nënë” duket sikur lidhet me historinë tënde personale, mos ishte kjo një nga arsyet që t’i ke pranuar këtë këngë menjëherë?

Xhesika Polo: Kam përshtypjen që kjo ka qenë edhe një shtysë për Mirudin që unë të jepja atë ndjesinë time në këngë. Jam munduar ta trajtoj sa më finë dhe më të thjeshtë dhe sa më pak prapashtesa sepse kjo është ndjesia që unë kam përjetuar gjatë kësaj periudhe. Për këtë arsye njerëzit e kanë marrë sikur unë e kam bërë këtë këngë për mamin tim, por ajo është një këngë që nuk ka ardhur akoma dhe nuk jam akoma në atë gjendjen time më të që ta sjell. Mendoj që do tregohem pak egoiste këtu dhe do e mbaj dhe pak për veten, në sensin që e kam pak të vështirë që ta ndaj akoma me njerëzit si nga ana e realizimit sepse është e rëndë. /tvklan.al

Rushen Golemi/Nje liber per kirurgen e pare grua shqiptare

E lindur në Durrës në 16 korrik të 1935,pasi kreu shkollën e mesme ne qytetin e lindjes, Rushen Golemi përfundoi me rezultate të shkëlqyera studimet për mjekësi në vitin 1957. Po atë vit,ajo nisi aktivitetin e saj professional si kirurge, në Shërbimin e pare Universitar të Kirurgjisë së Përgjithshme në spitalin Civil në Tiranë.

Golemi përfaqëson një model të paarritshëm përdijen, teknikën kirurgjikale, komunikimin e rrallë, empatinë e vlerat njerezore për disa dekada me rradhë e per këto, ajo është vleresuar me: Medaljen”Në shërbim të Popullit” Urdhrin e “Punës të Klasit të Parë”  Medaljen: “Mjeshtëri Madhi Punes ”. Mjekja Rushen Golemi gjate karrieres se saj llogaritet te jetë pjesëmarrëse në rreth 30 mije ( 30.000 ) nderhyrje kirurgjikale.

Në vitet 90-të mjekja e njohur u përfshi edhe në poltikë.  Ne zgjedhjet e vitit 1992, ajo arrit ti të fitojë bindshëm elektorat duke u zgjedhur deputete e Partisë Demokratike në atë që do të ishte edhe I pari, parlament pluralist!

E martuar me juristin e një nga gjyqtarët e pare ndërkombëtarë te futbollit shqiptar me stemën e FIFA-s, Alfred Kazanxhi, ajo ishte nëna e tre fëmijëve: dy vajzave binjake Inis dhe Iris edhe  e nje djali Kostandinit. Ndër vite, ajo u bë edhe gjyshe e 7 nipërve dhe mbesave.

Kirurgia Rushen Golemi – Kazanxhi, largua nga jetamë 27 shkurt të vitit 2018 duke lënë pas,një trashëgimi të vyer njerëzore dhe nje figure dinjitoze.