Si te kemi nje jete te lumtur?

Programin për ditën e sotme do ta nisim me një temë shumë interesante ose më saktë me një pyetje që ia bëjmë shpesh vetes:“ Si të kemi një jetë të lumtur”?

Lumturia perceptohet ndryshe nga secili prej nesh, por padyshim që është një ndër gjërat më kryesore që të gjithë duam .

“Baresha” dhe “Kenge moj”/ Kenget ikonike te Nexhmije Pagarushes ne violine!

Në pjesën e dytë do të kemi një lidhje direkte në skype nga Gjermania me një artiste të re e cila  ka një pasion shumë të madh për violinën. Së fundmi ajo ka risjellë dy nga këngët më të bukura shqiptare, por në një version tjetër, me violinë. 

Këngët ikonike shqiptare të Nexhmije Pagarushës, bilbilit të Kosovës, këngët “Baresha” dhe “Këngë moj”…

Preferon ta quajmë thjesht Herta (pasi kështu ka dhe emrin artistik), jemi në lidhje skype me Herta Toska nga Gjermania.

Punime te veçanta me tekniken e djegies se drurit!

Në pjesën e tretë do të flasim për një djalë I cili ka pasion të bëjë punime shumë të bukura dhe të veçanta, të cilat realizohen nëpërmjet djegies në dru. Ai do të na prezaontoj disa prej tyre sot në studio, por edhe do të na flasi për teknikën e veccantë që realizon.