“M`ke harru”/Çiljeta dhe Marsi prezantojne videoklipin e tyre veror!

Në pjesën e parë do të ftojmë në studio dy këngëtare, njëra është shumë e njohur për publikun, një vajzë e cila është rritur ndër vite ne boten e shoë biz-it dhe e ekraneve shqiptare, ndërsa tjetra është në hapat e para të karrierës, ka pasion muzikën hip-hop. Ato vijnë sot për të prezantuar projektin e tyre të parë së bashku, videoklipin muzikor ‘M`ke Harru”, ftojmë në studio Ciljeta Xhilagën dhe Marsi Gjinin.

Këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe Marsi vijnë së bashku në bashkëpunimin me titull “Mke Harru”. Për Marsin, një vajzë e cila lëvron rrymën hip-hop dhe prej vitesh jeton në Greqi me prindërit e saj, ky është produksioni I dytë muzikor, pasi vetëm pak kohë më parë ka publikuar klipin e saj Casa De Papel”, ndërsa Çiljeta I rikthhet muzikës pas bashkëpunimin me Estto “A je mirë”. Marsi Gjini, 24 vjeçe ne moshe te vogel ka jetuar ne greqi . Prej 1 jeton ne tirane , ku ka nisur karrieren time . Ushtron rrymën  Hip-Hop . përveç klipit me Ciljetën ka ne plan nje produksion tjeter muzikor.

Historia frymezuese e Eldes, ‘lufta’ me semundjen dhe dashuria per jeten!

Do të sjellim tani një histori frymëzuese. Ajo është një vajzë 24 vjeçare, që jeton në Tiranë. Jeta e ka përballur me sfida shëndetësore që në vegjëli, ajo vuan nga epilepsia dhe paraliza cerebrale infantile, por pavarsisht kësaj ajo është një vajzë me shumë pasione dhe ëndrra. Ne do ta sjellim përmes një inserti historinë e saj, ku është sëbashku me nënën, mbështetjen e saj më të madhe…

Le të sjellim historinë e Elda Gjonit.

Historia e Elda Gjonit, një vajzë 24 vjeçare e cila vuan nga epilepsia, por edhe nga Paraliza cerebrale infantile. Së bashku me nënën e saj Violetën kanë rrëfyer historinë e saj, çastet e veshtira por gjithashtu faktin që ajo po ecën përpara me dëshirën e madhe për të jetuar

Pasioni per tatuazhet/Ide dhe sugjerime nga Endri, Genta dhe Andi!

Në pjesën e tretë do të kemi një panel interesant lidhur me pasionin për tatuazhet. Të ftuar në studio janë shefi I kuzhinës Endri Dorzi, ish banorja e Big Brother Genta Gjalpi dhe juristi Andi Boja. Do të flasim me ta pikërisht për pasionin që kanë për tatuazhet, nëse janë penduar ndonjëherë për to, nëse kanë dëshirë të bëjnë të tjera…I ftojmë pa humbur kohë në studio…

Shefi I kuzhinës Endri Dorzi ka disa tatuazhe në zonën e krahëve, Genta Gjalpi ka tatuazhe në pjesë të ndryshme të trupit të cilat do t’I heqë pasi është penduar. Andi Boja ka tatuazh në shpatull dhe në këmbë.

 Në studio:

Endri Dorzi, shef kuzhine

Gentiana Gjalpi, Menaxhere Marketingu

Andi Boja, Jurist