Anxhelina Kotorri ne pritje te embel per t`u bere nje mami blogere.

Në këtë pjesë të parë do të kemi të ftuar një blogere e cila shpesh herë e kemi patur të ftuar në studio për të folur për stilet e ndryshme të veshjeve dhe këshilla, por sot do ta kemi atë ndryshe pasi ajo do të ndajë me ne lajmin më të bukur në jetën e saj, të pritjes së ëmbël. Nuk do ta besoni, por ajo është 5 muajshe shtatëzanë dhe në pamje të parë nuk duket fare. Për të folur për shtatëzëninë e saj dhe në pritje tashmë për tu bërë një mami  blogere…

Elton Ilirjanin: Diversiteti ne vendet e punes, nje domosdoshmeri.

Në këtë pjesë të dytë do të kemi një personazh i cili gjithmonë ngjall debat, por edhe spikat me opinionin dhe imazhin e tij. Ai është një sipërmarrës i suksesshëm me kompaninë e tij “The HeadHunter” të shtrirë në 10 shtete. Bëhet fjalë për Elton Ilirjanin, CEO The Headhunter Group dhe Themelues i Fondacionit që operon në të gjithë botën “Dignity Global”, të cilin do ta kemi nëpërmjet një lidhje Skype nga Neë York për të folur për fondacionin e tij, Dignity Global si dhe nevojën për përfshirje dhe diversitet në vendet e punës.   

“Skllav i gurit/ Gezim Hidri prezanton skulpturat e tij te veçanta.

Në këtë pjesë të tretë do të kemi të ftuar një artist që njihet nga të gjithë si “skllavi i gurit”. Gezim Hidri është mjeshtër i përpunimit të gurit i cili njihet për punët e shumta që ka bërë por edhe për pjesëmarrjet në ekspozita. Pavarsisht pandemisë, puna e tij nuk ka ndalur, përkundrazi e ka frymëzuar edhe më shumë. Do të na tregoj sot në studio më shumë për to, por edhe për një ekspozitë në Venezia të 2018-ës ku mes 150 artistëve artizanalë nga e gjithë botë ai është vlerësuar me çmimin Michelangelo Foundation nga Victorio Zgarbi.