Liberta Spahiu ne nje intervistë skype nga shtepia e saj!

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte moderatorja Liberta Saphiu.

Në këto ditë izolimi, Spahiu shprehet se po mundohet sadopak ta kalojë kohën duke bërë gjëra të ndryshme, duke realizuar madje edhe video në aplikacionin TIK-TOK.

Rudina Magjistari: Si po shkon karantina, po të shoh me garderobën tënde në sfond?

Liberta Spahiu: Unë sot vendosa për dallimet nga figurat e tjera publike, që kur po lidhen me lidhje direkte kanë libra mbrapa, unë vendosa të kisha veshje mbrapa, këndin e librave e lashë për një tjetër lidhje. Në fakt këto ditë po i kaloj si shumica prej nesh, që qëndrojnë të izoluar në shtëpi. Po mundohem sadopak që vetes t’ja largoj atë kohën që mos bëhemi bajat, duke bërë video të ndryshme me rroba ose me këtë aplikacionin që ka marrë dhenë gjithandej, TIK TOK. U mbyta duke kërcyer me Tik Tok. Në fillim m’u duk sikur ishte një gjë shumë e thjeshtë, por është goxha e vështirë sepse për të realizuar një vallëzim, siç janë trendet nëpër botë duhet shumë punë. /tvklan.al

Lidhje skype nga Gjermania me dr.Krisid Boshku!

Modelja Emina Çunmulaj rrefen ditet e saj ne karantine!

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj falë punës dhe bukurisë së saj mundi të bëhej pjesë e pasarelave  të markave më të njohura. Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan modelja tregoi gjithashtu edhe për një pasion të sajin që nuk e kishte bërë publik më parë.

Bëhet fjalë për sklupturën dhe një prej këtyre sklupturave e kishte punuar në kohën që mamaja e saj ishte e sëmurë dhe e përfundoi kur ajo ndërroi jetë.

Rudina Magjistari: Kam dëgjuar që ti ke pasion sklupturën?

Emina Çunmulaj: Po!

Rudina Magjistari: Sklupturën e gurit apo një material tjetër?

Emina Çunmulaj: Tani të gurit! Përpara nuk i kam treguar sklupturat në video apo në rrjetet sociale sepse e mbaj si diçka për vete, është diçka që është më intime dhe diçka që nuk e kam shpërndarë me njerëzit, sepse të gjitha të tjerat po i shpërndajmë dhe të mbetej një vetëm për mua. Këtë sklupturë e kam shumë përzemër sepse e kam punuar në kohën kur mami ishte shumë e sëmurë dhe e mbarova pas vdekjes së mamit. Kështu që është një femër, edhe është një formë lule, me një dorë e hapur këtu.

Rudina Magjistari: Çfarë materiali është?

Emina Çunmulaj: Alabastër! /tvklan.al