Te pathenat e Eni Cobanit.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar një juriste shumë e dashur për publikun. Bëhet fjalë për Eni Çobanin, e cila është juristja më e famshme në Shqipëri, ku me rubrikën e saj “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare mbërthen teleshikuesit para ekranit.

Çobani është e martuar me Avenir Shehun dhe ka një djalë që quhet Ald. Këtë herë ajo ka bërë një intervistë ndryshe, ku ka mirëpritur dhe i është përgjigjur pyetjeve kurioze të bëra nga qytetarët. Një ndër pyetjet më interesante ka qenë se në çfarë moshe e ka dhënë puthjen e parë.

Qytetari: Zonja Eni në çfarë moshe e keni dhënë puthjen e parë?

Eni Çobani: Puthjen e parë e kam dhënë në moshën 24 vjeç dhe më pas rezultoi që jemi bashkë pas 25 vitesh me bashkëshortin. Normalisht ka qenë zgjedhja e duhur e jetës sime. Kam folur shpesh për Avenirin, por meqë më preku në një moment se kemi një vend ku është dhënë puthja e parë, ka qenë në Dajt, në një pemë e cila akoma dhe sot është dhe ne shpesh e vizitojmë dhe them që ka qenë një nga momentet më të veçanta të jetës sime. Pastaj mos i krahasojmë me moshën sot. Sot mund të puthen shumë më herët dhe t’i kenë lidhjet më të hershme, por ne kur putheshim për herë të parë domethënë që do putheshim përjetë. Kisha mbaruar fakultetin, isha përcaktuar dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në kohën që jam njohur me Avenirin.

Rudina Magjistari: Si jeni njohur?

Eni ÇobaniNe kemi një lidhje familjare dhe nëpërmjet një njohje të përbashkët në një takim familjar ngelën sytë, jo se unë nuk e pëlqeva si person, por nuk e mendoja si njeriun që do vazhdoja jetën. Ai me shumë qetësi dhe dashuri arriti që Enin ta fitonte. /tvklan.al

A ka bere botox Eni Cobani? Intervista ndryshe me vox-pop.

Eni Çobani ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka bërë një intervistë ndryshe nga herët e tjerë. Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve kurioze të qytetarëve dhe një ndër to ka qenë nëse bëhet bashkëshorti i saj xheloz apo jo.

Qytetari: A bëhet xheloz bashkëshorti juaj dhe si e merrni me të mirë kur ai merzitet.

Eni Çobani: Aveniri është një natyrë që të paktën para meje nuk e ka treguar kurrë xhelozinë sepse e ka treguar vetë jeta ime. Unë jam një njeri që prezantohem në pjesën më të madhe të ditës edhe të jetës vetëm, por duke ditur që kam një njeri si Aveniri që më pyet gjithmonë në shtëpi krahë hapur, buza gaz dhe vetëm me një pyetje që a je lodhur. Kështu që normalisht një njeriu të tillë përveçe t’i japësh dashur, nuk ke se çfarë t’i thuash tjetër, por që xhelozi nuk më ka shprehur. Ndoshta ka dhe unë nuk di ta them, por duhet pyetur ai. Kur ai mërzitet kam metodat e mia (qesh). Qetësia, mospërgjigjia në momentin në të cilin t’i bën një debat. Të tërë bëjmë debate, nuk diskutohet, kemi mendime të ndryshme, por unë në fund qesh dhe e harrojmë atë që thamë. Ai është më tolerant se sa unë, unë jam më pak kokfortë në vendimmarrjet e mia, ndërkohë ai është më i lirshëm, më tolerant, i shikon të dyja anët e medaljes. /tvklan.al

Trendet e pranveres per foket, nga ngjyrat tek prerjet me te bukura.

Në këtë pjesë të tretë të programit do të flasim për trendet e flokëve. Jemi në stinën e e pranverës dhe sigurisht dëshira për të eksploruar me stilin e flokëve është e madhe. Ne sot do të kemi parukierin e njohur, Gazmend Ujkashi, I cili edhe bëri bujë me ndryshimin drastic të pamjes së mjekes, shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo. Do komentojmë gjithashtu edhe për shumë trende të tjera me Gazmendin ndaj e presim pa humbur kohë.