Rudina – Emisioni 9 Korrik 2020



Rudina – Emisioni 9 Korrik 2020

18:52 09/07/2020

Zv.Ministrja Mira Rakacolli flet per situaten e Covid-19 ne vend!

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi këtë pasdite në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan, se vendosja e maskave nga qytetarët shqiptarë në ambiente të mbyllura tashmë është e detyrueshme në të gjitha protokollet.

Rakacolli tha se nëse një biznes gjendet pa maska pas inspektimeve, atëherë ai është objekt penaliteti. Ndërsa për sa i përket vendosjes së maskave me detyrim ligjor, zv. ministrja e Shëndetësisë zbuloi se diçka e tillë po diskutohet në  Komunitetin e Ekspertëve, pasi edhe disa vende në Evropë e kanë vendosur një masë të tillë ligjore.

Rudina Magjistari: Duket sikur në këtë moment është rikthyer edhe njëherë në vëmendje vendosja e maskave, nëse pak më herët fokusoheshim vetëm tek distancat fizike, larja e shpeshtë e duarve, të cilat vazhdojnë të jenë të domosdoshme. Mungesa e maskave edhe tolerohej, kishim herë pas here edhe deklarata ku thuhej që nuk është edhe aq e domosdoshme maska, bëhet dhe pa maskë, mjafton që të jeni në distancë. Duket sikur ditët e fundit është folur shumë për maskën, që të jetë e detyrueshme me ligj mbajtja e maskës. Pse ka ndodhur kjo dhe ju si mendoni, jeni për vendosje të maskës me detyrim ligjor?

Mira Rakacolli: Keni shumë të drejtë në të gjithë këtë koment që bëtë, sepse qëndrimi karshi maskës ka qenë qëndrim i diskutueshëm, ose besoj se të gjithë e kanë ndjekur edhe nga specialistë të ndryshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ju e dini që herë pas here që nga fillimi i epidemisë qëndrimet karshi maskës kanë qenë të ndryshueshme, ashtu siç ju i përshkruat. Në fakt virusi i cili e shkakton sëmundjen e Covid-19 është një virus i ri, është një virus i panjohur dhe kur bëhet fjalë për viruse të rinj edhe të panjohur qoftë në strukturë qoftë në mënyrën se si transmetohet, qoftë në mënyrën se si ato zhvillojnë rrugën e tyre për shkaktimin e sëmundjes është e pranueshme që të ketë edhe qëndrime kontradiktore. Por çdo ditë ne mësojmë më tepër, çdo ditë bëhet më e qartë se çfarë po ndodh, çdo ditë bëhen më të qarta ato njohuritë për virusin dhe për mënyrën e transmetimit, kështu që edhe qëndrimet qartësohen. Për shkak të mënyrës së transmetimit të virusit dhe ju e dini që është shumë i rëndësishëm rruga ajrore e transmetimit të këtij virusi, tashmë nuk ka më dyshim që maska luan një rol shumë të madh mbrojtës. Në këtë muaj janë bërë edhe studime dhe është vënë re që maska mbron mbi 70% dhe jo vetëm maska kirurgjikale, ose maska mjekësore. Nuk po them për atë maskën e thjeshtë kirurgjikale, pa thënë për ato maskat që janë në një nivel më të lartë mbrojtës, por edhe një barrierë.

Rudina Magjistari: Ju do të ishit për një vendosje të maskës në mënyrë të detyrueshme?

Mira Rakacolli: Në momentin që u hapën bizneset, në momentin që u rihap aktiviteti dhe nëpër zyra dhe nëpër institucione, u vendosën protokolle. Në të gjitha protokollet po të lexoni, maska është e detyrueshme dhe besoj se të gjithë e provuam se kur u hapën në fillim, nëpër supermarkete nuk të lejonin të hyje pa vendosur maskën, nuk të linin të hyje pa të matur temperaturën dhe po në ato dyqanet e vogla ndodhte po e njëjta gjë, sot ka filluar një çik sikur ka ndryshuar kjo pjesa, pra maska në njëfarë mase është e detyrueshme nëpër protokolle. Edhe nëse vijnë inspektime dhe nuk të gjejnë me ato, ajo është objekt penaliteti. Praktikisht ajo është. Në rrugë vendosja e maskave në mënyrë të detyrueshme në momentin që ruan distancë, ose je me një person që t’i je i afërt gjithë ditën, kështu që maska nuk është se bën ndonjë punë, nuk ka pse të jetë. Është një problem që ne në Komunitetin e Ekspertëve e diskutojmë, do ketë një vendim të shpejtë nëse do të vendoset ashtu siç e thatë ju në lidhje me qëndrime juridike në ata që nuk do t’a përdorin maskën.

Rudina Magjistari: Po diskutohet diçka e tillë, apo jo?

Mira Rakacolli: Patjetër, ka vende edhe në Europë të cilat e kanë vënë  në mënyrë të detyrueshme dhe kanë vënë edhe vlera të larta gjobash. Për shembull në Itali vlera e gjobës është 400 euro.

Rudina Magjistari: Nëse ti je duke ecur në rrugë pa maskë?

Mira Rakacolli: Jo, nëse ti nuk e mban maskën aty ku duhet të mbahet maska.

Rudina Magjistari: Në ambiente të mbyllura.

Mira Rakacolli: Po në ambiente të mbyllura duhet të mbajtur patjetër, por gjithsesi dua të theksoj, nuk është se të mbron vetëm maska. Duhet edhe maska, duhet edhe të ruhet distanca fizike. Pra janë që të dyja të domosdoshme. Nëse vendos maskën dhe pastaj shkon në autobus dhe rri ngjitur me dikë tjetër, nuk është se maska të ka mbrojtur 100%. Meqenëse më pyetët për qëndrim personal unë në një ambient të mbyllur do t’a vendosja patjetër maskën, por edhe do të ruaja edhe distancën fizike. Nuk do t’i besoja vetëm as njërës as tjetrës. /tvklan.al

Universiteti Katolik “Zoja e Keshillit te Mire”- Diplome evropiane e vlefshme ne BE

Në këtë pjesë të dytë do të fokusohemi tek arsimi. Një ndër dilemat kryesore që kanë maturantët në lidhje me të ardhmen e tyre të studimeve është përzgjedhja e Universitetit. Ky është një hap i rëndësishëm në jetën e tyre. Kjo përzgjedhje do të bëhet në datat 29 korrik- 3 Gusht në portalin U -Albania. Për t`ju ardhur në ndidhmë maturantëve, ne sot do të flasim për një ndër Universitetet më të mira në vend, një ndër nismat e para të arsimit privat në vend, Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të mirë”, i cili ka katër fakultete të rëndësisshme, Mjekësinë, Farmacinë, Ekonomikun dhe Arkitekturën.

 Do të kemi të ftuar Dr. Silvi Bozo, Lektore, Fakulteti i Farmacisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Abele Bejko, ish student i këtij Universiteti i cili do të na tregojë eksperiencën e tij si një histori suksesi pasi ka përfunduar në degën e Ekonomikun dhe tani punon në një kompani të suksesshme italiane në vend.

 Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” (UNIZKM) është themeluar në vitin 2004 dhe është një nga nismat e para të arsimit privat në vend.

Aktiviteti i mësimdhënies mundësohet sipas marreveshjeve me Universitete shtetërore italiane (Bari, Roma Tor Vegata, Milano, Bologna, Firenze), që bashkëpunojnë me pervojën e tyre për rritjen e këtij Universiteti në tokën shqiptare. Në këtë Universitet ofrohen katër fakultete: Mjekësi, Farmaci, Ekonomik dhe Arkitekturë.

Abele Bejko: Histori Suksesi, Programi i studimit Ekonomi, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Ai do të flasë per zgjedhjen për të studiuar në programin e studimit në Ekonomi dhe vazhdimin edhe te masterit 2 vjecar. Abele flet për hapesirat e punesimit ne Shqiperi e ne Europe. Tregon eksperiencen e tij ne punen aktuale si Përfaqësues i patronatit të sindikatës CGIL.

98% e të diplomuarve nga ky Universitet janë të punësuar fale edhe punes se mire te zyres “Job Placement”.

 Dr. Silvi flet per praktikat mesimore në laboratore të teknologjise së fundit, në klinikat e specializuara. Se shpejti edhe ne Spitalin e ri “Zoja e Keshillit te Mire”.

Praktikat profesionale si ne rastin e farmacise ne struktura te rrjetit te hapur te farmacive, etj.

Bursat shkojne deri ne masen 80 % per te regjistruarit ne vitin e pare, mbi bazen e mesatares se shkolles se mesme.

Bursa edhe ne vitet pasardhes.

Fokusi i bisedës është që ti kujtojnë Maturantëve që të përzgjedhin Universitetin “Zoja e Këshillit të mirë” në datat 29 Korrik – 03 Gusht 2020 në Portalin U-Albania.

Rudina fton në studio: Dr. Silvi Bozo, Lektore, Fakulteti i Farmacisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Abele Bejko, ish student i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Rendesia e Kontrolleve gjinekologjike & Paketat e Lindjes ne Spitalin Hygeia!

Në këtë pjesë të tretë do të flasim për rëndësinë e kontrolleve gjinekologjike dhe paketat e lindjes në spitalin Hygeia. Kontrolli gjinekologjik është i domosdoshëm për jetën e cdo gruaje,ndaj më gjatë do të na flasi në studio Dr.Radiola Hoxha, Obstetër – Gjinekologe në Spitalin Hygeia

Rëndësia e Kontrolleve gjinekologjike & Paketat e Lindjes në Spitalin Hygeia

E ftuar ne studio: Dr.Radiola Hoxha  (Obstetër – Gjinekologe)

Paketat e lindjes janë 3.-Paketa e thjeshtë (1000 euro)/-Paketa e pjesshme (1400 euro)/-Paketa e plote (1700 euro)




Të ngjashme