Homazh per Koço Devolen, mjeshtrin elegant te humorit shqiptar!

Ikona e humorit shqiptar Koco Devole mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75 vjeçare të dielen e 8 nëntorit duke lënë pas një dhimbje për familjarët, miqtë dhe publikun që e duartrokiten për vite me radhë. Aktori i shumë roleve në telekomedi të ndryshme ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19, por ka qenë sëmundja e leucemisë, nga e cila vuante prej vitesh, ajo që i ka dhënë goditjen e fundit aktorit, i cili e humbi betejën.

Blerina Gjylameti: U infektova me covid-19, por ia dola!

Do ta nisim programin me një rrëfim përmes një lidhje skype. Ajo është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa sot do ta kemi për të mësuar se si e kaloi koronavirusin. Lajmi e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, (23 tetor), ndërsa aktualisht është negative prej 1 jave. Në fakt ajo është dhe në pritje të ëmbël në muajin e 9-të. Ne do të lidhemi menjëherë për të mësuar se si e ka kaluar covid-19, mbi të gjitha edhe shtatzënë.

Meri Shehu “godet ne shenje” me parashikimin e saj, Joe Biden President!

Por para se të nisim biseden në studio do të kemi në lidhje skype, astrologen më të famshme në Shqipëri, Meri Shehu. Ku me datë 20 tetor kemi bërë parashikimin se kush do ti fitoi zgjedhjet në SHBA dhe ajo si gjithmonë që godet me parashikimet e saj, tha që do të fitonte Joe Biden dhe ashtu ndodhi.

Kamala Harris, gruaja e pare zv/presidente e SHBA-ve!

Zgjedhjet presidenciale në SHBA që u mbajëtn me datë 3 nëntor, nxorën fitues kandiadtin demokrat Joe Biden. Numërimi u mbull të shtunën me 7 nëntor.

Por ajo që solli u quajt si ngjarje historike pasi për herë të parë zv.presidente do të jetë një grua. Por jo vetëm kaq, Kamala Harris është edhe e para zv, presidente me ngjyrë dhe me origjinë nga Azia Jugore. Kamala Harris 56 vjeçe, ka lindur nga prindër emigrantë në Kaliforni, babai i saj nga Xhamajka, mamaja nga India.Kamala Harris ka qënë për dy mandate prokurore dhe më pas kryeprokurore e Kalifornisë duke hyrë në histori si gruaja e parë me ngjyrë që u zgjodh Përfaqësuese Ligjore e Kalifornisë në Senat.Një tjetër moment që ka shënjuar në jetën Harris ishte pasi në vitin 2016 u përzgjodh në senatin e SHBA dhe ishte gruaja e parë me ngjyrë.

Kamala kandidioi në garën presidenciale si kandidatja nga demokratët në fillim të 2019-ës. Pavarësisht se hyri në garë ajo vendosi të largohet në fund të vitit, si një kundërpërgjigje nga përpjekja për të sulmuar rivalin në garë, Joe Biden. Por pavarësisht kësaj Joe Biden e zgjodhi si zv-presidente.Kamala është e martuar me me Douglas Emhoff.