#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Leonard Solis: Dekada e jetës sime

Në këtë pjesë të emisionit do të jemi me rubrikën më të re në programin tonë, “Dekadat e jetës sime”, të cilën e kemi nisur vetëm para pak. Do të jemi sot me një personazh të njohur në fushën e shëndetësisë, një personazh karizmatik, i cili do të rrëfejë ngjarje nga jeta e tij ngjarje të cilat kanë shënjuar secilën nga dekadat e jetës së tij.

Rubrika me avokaten: Fëmijët kundërshtojnë testamentin e prindërve, si zgjidhet?

Sot do të flasim për një temë mjaft interesante, çfare ndodh në rastet kur prinderit kane lene testament dhe femijet nuk dakordesohen me testamentin që kanë lënë prinderit? Testamenti është një dokument ligjor që pasqyron dëshirën e një personi për mënyrën se si do të ndahet pasuria e tij pas vdekjes. Shpeshherë, ky akt i fundit i vullnetit prindëror bëhet burim konflikti mes fëmijëve, veçanërisht kur ndarja e pasurisë nuk është në përputhje me pritshmëritë e tyre. Çfarë ndodh nëse fëmijët nuk bien dakord me përmbajtjen e testamentit? A mund ta kundërshtojnë atë ligjërisht dhe cilat janë rrugët për të zgjidhur këtë situatë? Më shumë do të na tregojë avokatja jonë, Margarita Kola…

Dëbora mbulon veriun dhe juglindjen / Parashikimi i motit për muajin Prill

Gjatë këtij muaji ndonëse jemi në pranverë, duket se koha nuk ka qenë e tillë pasi temperaturat kanë qenë tipike dimri dhe bora ka mbuluar Veriun dhe Juglindjen e vendit. Do të jemi me Anira Gjonin, eksperten e IGJEO (Instituti I Gjeoshkencave) për të mësuar më shumë…çfarë është ky fenomen dhe kur do t`i shijojmë ditët e bukura me diell të pranverës?

/tvklan.al