Anxhela Peristeri flet per kengen e saj te re, mjaft te komentuar, “Karma”!

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ka qenë këngëtarja e talentuar Anxhela Peristeri e cila pas 20 vitesh vendosi të rikthehet në Festivalin e Këngës, garë që shpall dhe fituesin e Eurovizion.

Ajo ka folur për këngën e saj më të re “Karma” me të cilën synon që pse jo të shkojë deri në Eurovizion. Anxhela është surprizuar kur Rudina Magjistari i tregoi një video-mesazh nga astrologia Meri Shehu e cila ka bërë parashikimin e saj për këngëtaren gjatë konkurimit në festival dhe për jetën e saj private.

“Përshëndetje Rudina, përshëndetje Anxhela. Kam kënaqësinë të bëj një parashikim për ty Anxhela, duke qenë në shenjën e zjarrit, në shenjën e Dashit. Ky vit do japë pozitivitetin e vetë, por gjithmonë pas datës 15 Dhjetor dhe nëse karriera jote premton pas 15 Dhjetorit, unë mendoj që do marrësh atë që ëndërron ose atë që ke planifikuar në jetën tënde. Jupiteri, planeti i fatit do të të ndihmojë shumë mbas kësaj date, po kështu të uroj të shkuara edhe nga ana shëndetësore. Gjithmonë pas datës 15 Dhjetor do jesh akoma më mirë ose do ndihesh e çliruar. Përsa i përket jetës private 2021 do jetë një nga vitet e tua më me fat për të realizuar edhe ëndrrën tënde për të qenë çift, është vit tek, por besoj se ti do jesh çift”, është shprehur Meri Shehu. /tvklan.al

Xhani Shqerra, Brand Ambassador i Aquamarine Firenze!

Xhani Shqerra është një prej djemve me më shumë stil, në veshjet e tij ai është gjithmonë i vëmendshëm ndaj aksesorëve dhe kombinimeve të ngjyrave. Një djalë inteligjent dhe me shumë stil, ka tashmë emrin e tij si ambasador i markës prestigjoze italiane Aquamarine në Shqipëri.

‘Aquamarine Firenze’ lindi në Itali me një projekt të përcaktuar që synon krijimin dhe standartin e larte te modës për meshkuj, me produkte zyrtare, por në të njëjtën kohë moderne, praktike dhe e aftë të ndërthurë trendin me cilësinë tradicionale të rrobaqepësisë artizanale italiane. 

Hygeia Dent/ Deri ne -50% ulje për të gjitha sherbimet dentare!

Në këtë pjesë të tretë të emisionit do të flasim për shëndetin oral. Vizita te dentisti ne ditet e sotme ku mbizoterin frika e pandemise, ka nje tendence te lihet pas dore shendeti oral. Pervec kesaj, ne ditet e sotme koha qe i dedikojme punes dhr familjes, nuk na lene kohe qe te ikim tek dentisti. Hygeia Dent është klinika e vetme në Shqipëri brenda një strukture spitalore, nen protokolle higjene strikte.  Eksperienca shumevjecare, higjena, teknologjia e avancuar dhe përqasja miqësore që ofrohet në klinikën ‘Hygeia Dent’ mund të favorizojne nje buzeqeshje totalisht te re, brenda dites.