RUDINA – EMOCIONOHET ZANA CELA, DJALI PER HERE TE PARE I JEP MESAZH PUBLIK; KOMEDIA “TAG”, SI NJE FSHAT CMENDET PAS FACEBOOKUT!

Emision: 12.10.2018

Të ftuar:

Zana Cela – Drejtoreshë e Teatrit të Operas dhe Baletit

“Lakuriqi i Natës” është shfaqja më e re e Teatrit të Operas së Baletit. Me një fabul tejet interesante, “Lakuriqi i Natës” do të shfaqet në datat 22, 23 dhe 24 Tetor në Pallatin e Kongreseve. Zana Çela, drejtoresha e TOB ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku zbuloi më tepër detaje rreth shfaqjes.

“Libreti i “Lakuriqit të Natës” është shumë i thjeshtë, tregon për pjesëtarët më të lartë të shoqërisë vieneze të asaj kohe, të cilët e kishin zakon të bënin ballot me maska. Dhe në këto ballo ata fshiheshin edhe nga familja. Shpesh bashkëshortët nuk e njihnin njëri-tjetrin dhe këtu sillet e gjithë fabula dhe krijohen situata shumë komike. Në këtë ballo një grua, e cila ishte veshur si konteshë vërteton se bashkëshorti i saj ishte donzhuan shumë i madh dhe flirtonte me gra të tjera. Është një vepër që tregon jetën boshe të aristokracisë së viteve 1900, një jetë që ata e konsumonin duke shkuar nëpër ballo”, tha Çela.\

Zana Çela, drejtoresha e Teatrit të Operas së Baletit ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Përveç shfaqjeve të reja të TOB, Çela tregoi edhe për lidhjen e saj me fshatin ku ka kaluar fëmijërinë, Petrelën. Po ashtu gjatë emisionit Çela tregoi edhe për marrëdhënien me të birin, Dori dhe mori për herë të parë edhe një mesazh prej tij.

“Është e vështirë të përmbledhësh në pak çaste të gjitha fjalët që do të thuash për një njeri kaq të afërt, por me kalimin e moshës mendoj se njeriu arrin të vlerësojë me më pjekuri figurën e mamasë përtej lidhjes. Në këtë kontekst mendoj se Zana është njeri shumë i fortë, këmbëngulës dhe energjik. Unë nuk mund të gjej një model më të mirë të femrës dhe të nënës”, tha Dori.

Ndërkohë Çela e përlotur nga fjalët e të birit tha se vlerësimi i tij për të është vlerësimi më i madh që mund të marrë.

“Kjo ishte surprizë sepse Dori dhe bashkëshorti im asnjëherë nuk kanë dalë në media. Ata gjithmonë kanë qenë të tërhequr dhe nuk duan të ekspozohen. Janë njerëz të heshtur dhe asnjë foto nuk pranojnë ta bëjnë publike. Nuk ka fjalë më të bukura dhe vlerësim më të madh se sa vlerësimi që të jep fëmija. Jam vërtetë shumë e mbushur, jo sepse nuk i di fjalët e bukura që Dori më thotë, por vlerësimi që të jep fëmija të mbush. U lotova tani” tha drejtoresha e Teatrit të Operas së Baletit.

Bashkim Hoxha – Autor i vepres “Tag”

Ditën e djeshme në Teatrin Kombëtar Turbina startoi shfaqja teatrale “Tag”. Me autorësi të Bashkim Hoxhës dhe regji të Andia Xhungës, kjo komedi ironizon rrjetet sociale. Një shfaqje moderne e vendosur në përditshmërinë e një fshati të largët, i cili merr rrjedhë nga ardhja e papritur të një vizitori nga qyteti. Pas një keqkuptimi të lindur në “Facebook”, jeta e tij dhe e gjithë banorëve të fshatit merr kuptim tjetër.

“Tag” është një shfaqje gjithëpërfshirëse, kontemporane, e cila na sjell në fokus rëndësinë e rrjeteve sociale dhe ndikimin e madh që ato kanë tek ne.

Vepra do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Turbina deri në datën 14 Tetor, ora 20:00.

Autori Bashkim Hoxha dhe aktorja Erjona Kakeli ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth kësaj komedie.

“Realiteti i rrjeteve sociale është bërë një problematikë e rëndësishme në shoqërinë moderne. Gjithnjë më ka shqetësuar fakti që përmes rrjeteve sociale duket sikur afrohemi me njëri-tjetrin, por në fakt duke jetuar jetën virtuale ne lëmë pas dore jetën e vërtetë. Dhe kjo komedi është shkruar me këtë shqëtësim. E kam titulluar “Tag” pikërisht për ta orientuar publikun direkt tek tema e rrjeteve sociale”, tha Hoxha.

Rovena Rozhani – Shkrimtare

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*