Të ftuar:

Enver Petrovci – Regjisor

Vanesa Petrovic – Aktore

Ai është një prej emrave më të njohur të artit. Enver Petrovci, ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në teatër, por edhe në kinematografinë shqiptare me role që kanë lënë gjurmë në zemrat e publikut shqiptar.

Me më shumë se 40 vite në skenë, Petrovci është një ikonë e artit shqiptar, i cili ka dhuruar për publikun emocione të veçanta dhe të vërteta me interpretimet e tij.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan së bashku me vajzën e tij Vanesa Petrovci, po ashtu aktore, për të folur për shfaqjen “Kreolet e Ballkanit”, një shfaqje që e ka vënë në skenë edhe përpara 18 vitesh.

““Kreolët e Ballkanit” flet për fëmijët e përzier, me kombe dhe fe të ndryshme. Këta fëmijë kanë qenë të dashur dhe të besueshëm dhe quhen ndryshe edhe kreolë. Por në kohën e luftës këta fëmijë u bënë dyshues. Përmes tyre unë shpjegoj çfarë ndodh dhe çfarë do të ndodhë në Kosovë. Në fund është një dramë historie dashurie. Aty është një vajzë infantile me emrin Vanesa që sillet në atë kohë, por që shpëton për shkak të infantilizmit të saj”, tha Enver Petrovci.

“Unë kam interpretuar edhe herë të tjera, por kjo është hera e parë me babin. Ka qenë më e sikletshme, por në skenë jemi thjeshtë kolegë. Unë nuk e kam kuptuar kohën e luftës dhe tani e kuptoj, por është e dhimbshme dhe e vështirë të luhet. Kur e kam parë shfaqjen para 18 vitesh nuk e kam kuptuar shumë, por ishte ëndrra ime të luaja në “Kreolët e Ballakanit”, tha Vanesa Petrovci.

“Kreolët e Ballkanit”, do të ngjitet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ më datë 8 Dhjetor, në orën 19.00.

Olesia Leço – Eksperte Bon Ton

Padyshim që familja mbretërore në Angli është ndër më të komentuarat dhe lajmet që prodhohen për ta janë më të komentuarat.

Aq më tepër kur bëhet fjalë për dukeshën Kate Midelton dhe Meghan Markel. Kohët e fundit ato janë bërë pjesë të mediave rozë për shkak të problemeve mes tyre.

Kate Middleton nuk e ka toleruar Meghan Markle edhe ditën e dasmës, kur kjo e fundit i ka folur shumë keq një pjesëtari të stafit të Kate. Dukesha e Cambridge mësohet t’i ketë thënë Meghan se është totalisht e papranueshme sjellja e saj me një anëtar të stafit. Sipas Daily Mail, aq shumë e ka stresuar Kate kjo situatë sa gjatë provës së fustanit në maj ajo ka shpërthyer në lot.

Olesia Leço e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan komentoi “përplasen” mes kunatave.

“Në të gjitha familjet e mëdha ka gjithmonë grindje të vogla dhe mbase kjo është e vërtetë. Por për aq sa hermetike janë muret e pallatit mbretëror është vështirë të dalë një lajm i tillë. Duhet thënë se ato janë personazhe të ndryshme, Kete është ajo më e qeta dhe Meghan është ajo që do të duket më shumë. Largimi i Meghan Markle dhe princit nga pallati mbretëror mendoj se ka diçka, por mund të jetë e përkthyer edhe sikur kërkojnë qetësi”, tha Olesia Leço.

Albana Daka – Shefe Laboratori, Spitali Amerikan