Të ftuar:

Era Rusi – Këngëtare

Ajo është një nga zërat më të spikatur të skenës muzikore, si edhe një nga këngëtaret më të dashura të publikut. Së fundmi ka ardhur me disa këngë të reja për publikun shqiptar, me bashkëpunime me këngëtarë si Ylli Baka apo Remzije Osmani, këngë të cilat publiku i ka mirëpritur.

Sot Era Rusi ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të promovuar këngën e saj më të re “Më dhemb dashnia”, për të cilën tha se është ndër të preferuarat e saj.

“Më dhemb dashnia” është një këngë me muzikë dhe tekst të Anxhela Peristerit. Ishte një ide që lindi në studio, sepse nuk e kishim diskutuar. Në fakt ne kishim diskutuar për një bashkëpunim, por u gjendëm një natë në studio dhe aty lindi çdo gjë. Doli diçka e lezeçme dhe thamë përse të mos e finalizojmë. Klipi është realizuar në Bunec dhe në të treja klipet e fundit unë jam munduar të reklamoj vendin tonë të bukur. Por kjo është një nga këngët e mia të preferuara”, tha këngëtarja.

Këngëtarja Era Rusi është një nga emrat më të talentuar në muzikën shqiptare dhe zëri i saj është i pangatërrueshëm. Por kur vjen puna tek pasionet, ato janë tejet të veçanta. Këngëtarja ka zbuluar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan se dashuria e saj e re është sporti i qitjes.

“Qitja është një lloj adrenaline që nuk e kisha njohur më përpara. Është një nga ato dashuritë që kur e zbulon nuk e lë më. Është sport me të cilin shfryhesh. Më pëlqen shumë sepse është edhe sport privat. Për momentin është i vetmi sport që praktikoj, është dashuri e re”, tha Rusi.

Anila Konomi – Stiliste

Odeta Banushaj – Fashion Blogger

Një tjetër dasmë madhështore ka vënë sërish në qendër të vëmendjes këtë të premte oborrin mbretërore anglez. Bëhet fjalë për dasmën e mbesës së Mbretëreshës Elisabeth II, Princeshës Eugenie. Një dasmë madhështore me 850 të ftuar, mes tyre personazhe të shumtë të botës së showbiz-it.

Ajo kishte zgjedhur një fustan në formë V-je, pikërisht për të treguar shënjën e operacionit në pjesën e pasme të kurrizit që ajo kishte kryer në moshën 12-vjeçare. Në vend të vellos, princesha preferoi të mbante vetëm një kurorë mbretërore, e cila ishte Greville Emerald Kokoshnik Tiara, e huazuar nga Mbretëresha Elizabet dhe e njëjta kurorë që ka vendosur edhe nëna e saj.

Për të folur lidhur me këtë dasmë ishin sot të ftuara në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, stilistja Anila Konomi dhe fashion blogeria, Odeta Banushaj.

“Princesh Eugenie diti të spikasë me disa detaje dhe diti të tërheqë vëmendjen dhe kjo ishte mençuria e saj. Pikërisht me shenjën e operacionit që kishte në kurriz. Këtë e bëri për të dhënë një mesazh: E bukura është e madhërishme bashkë me shenjat që kemi.

Ajo luajti me disa detaje të thjeshta. Simbolika e thjeshtësisë ishte ajo që tërhoqi po ashtu vëmendje. Mungesa e velos ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendje, por njëkohësisht një thyerje rregullash”, tha Konomi.

Ramona Tullumani – Soprano