Të ftuar:

Erion Kristo – Gazetar

Analisti Erion Kristo është ndër personazhet publikë që gjithnjë tërheq vëmendje me deklaratat e tij. Por sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, Kristo duket se paralajmëroi largimin e tij nga Shqipëria.

I pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari për ëndrrat e tij, reagimi i tij ishte i mënjëhershëm teksa u përgjigj se ka vetëm një.

“Të hipi fëmijët në avion dhe t’i çoj në botën e lirë me biletë një-drejtimshe”, tha analisti.

Gjatë emisionit ai po ashtu foli edhe për situatat e sikletshme që ka kaluar më fëmijët e tij.

“Momenti më i sikletshëm që kam kaluar në jetë? Kam kaluar qindra të tillë. Por një ndër ta ishte momenti kur më ra djali nga lisharësja. Ai ra nga ana tjetër dhe unë ngela, nuk shkoja dot atje, shikoja çfarë ndodhi. Ishte shumë e lartë ajo, por fatmirësisht nuk kishte ndodhur asgjë sepse fëmijët mbrohen nga engjëjt padiskutim.

Një tjetër moment ka qenë me djalin e madh. Po e përkëdhelja dhe kur i vura dorën mbi kokë dhe preka atë pjesën e butë dhe ngela. Çështë kjo thashë? Në atë moment më iku gjithë jeta nga trupi dhe u përballa me një situatë që nuk e kisha hasur ndonjëherë. I thashë gruas çfarë e ka këtë dhe ajo më tregoi se e kanë të gjithë fëmijët”, tregoi analisti.

Desada Karaiskaj – Moderatore

Altin Hazizaj – Shoqëria civile

Meri Shehu – Astrologe

Jemi në fillim të muajit Shtator dhe si në çdo muaj, në emisionin “Rudina” astrologia Meri Shehu bën një parashikim dhe rendit shenjat e horoskopit nga ajo më me shumë fat, deri tek ajo me më pak.

“Kjo verë ka qenë e nxehtë astrologjikisht me ngjarje dhe fenomene natyrore ku kemi dëgjuar ekstreme. Kemi patur një impuls më të nxehtë dhe kemi dëgjuar shumë ngjarje, nga planetët vërtetë është ndikuar kjo situatë. Për parashikimin e muajit Shtator unë kam një këshillë, që punët më të rëndësishme duhet të mbyllen deri më datë 24. Kemi planetë shumë të bukur në renditje. Pretendohet që lidhjet e Saturnit dhe Jupiterit do të jenë nga më të bukurat”, tha në mënyrë të përgjithëshme astrologia.

Renditja e shenjave duke filluar nga ajo me më pak fat:

12-Luani. Është pozicionuar në këtë vend sepse gjatë muajit Shtator përveç ngritjeve ekonomike të mira do të ketë ngadalësim në veprime, sepse Marsi do të futet në shenjën e tyre. Do të jetë pak nevrikë dhe kundërshtues dhe kjo do ta shoqërojë edhe në marrëdhëniet me partnerin. Luani do të kërkojë dashuri në mënyrë të ekzagjeruar me kërkesë llogarie dhe qetësia nuk do të jetë shumë prezente.

11-Shigjetari. Është në këtë pozicion sepse ndryshimet do të jenë të papërqëndruara mirë. Aty ku pretendohet një ndryshim i madh ka edhe paqëndrueshme. Me hënë e plotë që do të ndodhë do të kemi një do të kenë një jetë shumë të bukur emocionale dhe erotike. Por duhet të kenë kujdes të mos marrin vendime.

10-Bricjapi. Pretendohet që të kenë muajin më të rëndësishëm, nëse merren me art do të shkëlqejnë dhe do japin maksimumin. Ajo që duhet të kenë kujdes janë çështjet ekonomike. Duhet të kenë kujdes me karrierën.

9-Virgjëresha. Ky është muaji i tyre, shumë ndikime planetare ju sjellin shumë afër gjërave që doni, planeve për punën dhe projekteve të mëdha. Arsyeja se përse ndodhen në këtë pozicion është se efekti Neptun ka filluar të ndikojë në mendjelehtësinë e virgjëreshave.

8-Binjakët. Janë në vendin ekonomik të tyre, do të bëjnë shit-blerje të mëdha dhe udhëtime. Binjakët mund të kenë një lajm shumë të madh që do t’i japë një ide dhe shkëlqim. Duhet të kenë parasysh që duhet të punojnë në grup.

7-Demi. Janë në muajin e verës së tyre. Ata do të krijojnë lidhje të qëndrueshme. Deri në datë 19 të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë.

6-Akrepi. Janë në muajin “glamour” të tyre. Futet Afërdita në shenjën e tyre dhe do të kenë jetë sociale të mirë dhe karrierë që triumfon.

5-Peshqit. Ata do udhëtojnë dhe do zënë një vend të mirë pune, por nuk e di përse kanë pësuar një krizë nervore të vogël gjatë verës. Tani kanë të gjithë fushëpamjen për të rregulluar situatën dhe mund të marrin lajme të mira.

4-Ujori. Janë në këtë pozicion sepse Marsi nuk është futur në pozicionin e revanshit të tij. Do ecin me ritme të ngadalta, por do të kenë rritje ekonomike.

3-Gaforrja. Kanë një muaj ekonomik shumë të mirë, por edhe një muaj erotik shumë të mirë. Do të stabilizohen në bashkëpunime dhe në martesë e ndjenja. Është momenti i finalizimit të një projekti shumë të rëndësishëm. Pas datës 23 mund të kemi një krizë për gaforret që kanë punë me shumë pushtet.

2-Dashi. Janë në këtë pozicion, sepse do t’i marin gjërat shtruar. Do të sqarojnë gjërat që kanë lënë pezull dhe do të dalin me një konkluzion dhe do të pranojë veten.

1-Peshorja. Afërdita do t’i japë para peshoreve dhe ata i duan paratë. Është muaji më i mirë për ta, por ndryshimet nuk do t’i kenë qejf. Duhet të punojnë me psikologjinë për të rregulluar anën emocionale.