Të ftuar:

Viol Xhafaj – Producente/Prezantuese A2 News

Liljana Xhafaj – Mësuese në shkollën 9-vjeccare “Ramadan Qorri”, Kuçovë

Ajo është spikere lajmesh dhe ka një eksperiencë të gjatë në ekran.

Bëhet fjalë për Viol Xhafajn, e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me nënën e saj Liljana, e cila është mësuese në profesion. Gjatë emisionit, ata rrëfyen marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën dhe zbuluan detaje nga fëmijëria e spikeres.

“Viol lindi shumë vite pas vajzës së madhe dhe ne dëshironim shumë një djalë, çdo gjë Violës iu qep blu dhe bojëqielli. Im shoq e rriti si djalë, është rritur e përkëdhelur dhe me shumë dashuri. Vajzën e madhe e kemi rritur me më shumë norma, ndërsa Viol është rritur me shumë lëshime, ka qenë çapkënia e babit. Viol nuk shkonte kurrë tek parukierja, vetëm tek berberi, deri në gjimnaz. Rrinte me pantallona, ka qenë si çun. Viol tani është e rritur dhe ka marrë frenat në dorë dhe unë vetëm një porosi i jap, të cilën ajo e di çfarë është”, tha Liljana.

Ndërkohë Viol shtoi se ka nisur të veshë fustane dhe të rrisë flokët kur nisi shkollën e lartë.

“Kur jam larguar nga shtëpia e prindërve nisa të rris flokët dhe të vesh fustane. Mami është gjithnjë e kujdesshme për shëndetin tim, më thotë shpesh: “Je dobësuar, fillo të hash pak”. Mua më mungojnë shumë dhe do të doja që t’iu mbushej mendja dhe të vinin të jetonin në Tiranë. Do doja shumë t’i kisha afër”, tha Viol.

Orgesa Zaimi – Këngëtare

Mario Butsi – Specialist kafeje