Rudina Hajdari: Çfarë diskutuam 9 orë në rezidencën e ambasadës amerikane



Rudina Hajdari: Çfarë diskutuam 9 orë në rezidencën e ambasadës amerikane

22:22 02/06/2020

Për 9 orë, 4 parfaqësues politikë së bashku me 3 ambasadorë, u ngujuan në bisedime për të arritur marrëveshje për reformën zgjedhore. Por sërish nuk pati asgjë konkrete, ndërsa është caktuar që nesër të ketë një takim tjetër.

Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, është shprehur se negociatat mes palëve janë ende të hapura.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për çfarë nuk bien dakord palët, ajo tha se diskutimet kanë ngecur tek administrata zgjedhore.

“Jemi në mes të një negociate. Administratën zgjedhore e kishin si çështjen më kyç në këtë gjë. Mazhoranca qëndron për depolizitimin e plotë, ndërkohë PD e do të pjesshëm, palët nuk bien dakord si do ta zgjidhin këtë çështje. Kanë rënë dakord për identifikimin biometrik. Administrata zgjedhore është një çështje e rëndësishme dhe palët nuk luajnë nga vendet e tyre. Ndërkombëtarët janë shtytës. Nuk të toleron njeri aty brenda të bësh deklarata politike”.

Sa i përket ndryshimit të sistemit politik, Rudina Hajdari thotë se asnjë nga partitë PS-PD-LSI nuk është e interesuar për ta ndryshuar.

Sa i përket sistemit, insistova deri në fund të diskutonim për këtë çështje. Këta nuk e duan ndryshimin e sistemit. Në tryezë mundohen ta shmangin. Sistemin zgjedhor mundohen ta shmangin. Jam munduar që në çdo pikë të gjej pikë konsensusi me ta, por nuk duan. PS thotë e diskutojmë në fazë të dytë, PD nuk do, LSI nuk është shprehur fare. Jam munduar që t’i bind me argumente”. /tvklan.al



Të ngjashme