Pas 9 ditësh, deputetja opozitare, Rudina Hajdari, mundi ta mposhtë Covid-19. Ajo ka dalë negative në testin e fundit të kryer. Lajmin e mirë, deputetes ia ka dhënë doktori i njohur Pëllumb Pipero.

Tashmë deputetja thotë se është gati t’i rikthehet aktivitetit normal pas disa ditëve në izolim.

“Doktor Pipero më dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin. Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë”, tha Hajdari./tvklan.al