Në përfundim të takimit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari pati një prononcim të shkurtër për mediat ku vuri theksin tek ndryshimi i sistemit.

Rudina Hajdari deklaroi se  duhen bërë hapa konmkrete që të hapen listat për deputetët. Sipas Hajdarit, marrëveshja e 2008-s ka favorizuar dy partitë kryesore që tashmë janë të gjithëpushtetshëm.

“Nëse do vazhdojmë me këtë lloj retorike nuk mjafton të dalim nëpër sheshe duke bërë retorika dhe të ulërasim, por të bëjmë hapa konkrete që të hapim listat dhe njerëzit të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Deformimi që ka ndodhur në 2008 Ky sistem ka favorizuar dy parti dhe ata janë bërë të gjithëpushtetshëm. Ne duhet të vazhdojmë përpara që t’i tregojmë popullit që jemi këtu për ta. Uroj që javës tjetër të vazhdojmë këtë mision që kemi nisur për hapjen e listave”, tha Hajdari./tvklan.al