Rudina Hajdari takohet me Metën: I kërkova që të ndalin lojën e shëmtuar politike

Rudina Hajdari takohet me Metën: I kërkova që të ndalin lojën e shëmtuar politike

13:53 16/11/2019

Deputetja Rudina Hajdari është takuar me Presidentin Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për ngërçin kushtetues.

Pas takimit me kreun e shtetit, deputetja Hajdari ka shkruar në Facebook ku thotë se i kërkoi Presidentit Ilir Meta që të klasa politike të ndalë lojën e vjetër me institucionet e drejtësisë.

“I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre.

Për 29 vite me radhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e delegjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim. Ka ardhur koha që kjo të marrë fund. Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet. Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe Kushtetuta”, shkruan deputetja Rudina Hajdari. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi