Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar sot se ajo do të kandidojë në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit. Me anë të një njoftimi në mediat sociale, Hajdari shkruan se ka ardhur koha që të rebelohemi ndaj kësaj klase politike.

Ajo u bën thirrje qytetarëve se nëse besojnë tek ajo dhe ekipi i saj, duhet ta dëgjojnë e “t’i japin një dorë”.

Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen. Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit”, shkruan ajo.

Më tej deputetja shton se “ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim”./tvklan.al