Të ftuar:

Ingrit Gjoni – Këngëtare

Ingrit Gjoni është ndër këngëtaret që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare dhe hyn tek emrat më të kërkuar. Vetëm pak ditë më parë, ajo ka publikuar klipin e saj më të ri të titulluar “Flakë”, bashkëpunim me Gjeto Lucën. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Ingrit Gjoni tregoi detaje rreth realizimit të klipit teksa shtoi se është xhiruar në kushte të vështira.

“Kënga ka 4 ditë që ka dalë dhe është pritur mirë. “Flakë” është një bashkëpunim me Gjeto Lucën. Ky është bashkëpunimi i katërt që ne kemi bashkë. Bashkëpunimet që kemi patur më parë janë pëlqyer, koncertet ne i kemi bashkë dhe menduam të bëjmë edhe një bashkëpunim tjetër. Këtë periudhë kam qenë e ngarkuar me koncerte, këto kohë jam e angazhuar më shumë jashtë Shqipërisë. Tekstshkruesja e këngës është Fifi, me të cilën kam bashkëpunuar në këngët e fundit. Klipi është xhiruar në Krrabë, tek rruga dytësore. Kemi xhiruar gjithë ditën në kushte shumë të vështira dhe pa ujë, por ishte një ambient i bukur.

Unë e dua profesionin tim dhe nuk bëj neglizhencë, e bëj punën time deri në fund dhe ky mendoj është çelësi që kam rezistuar kaq gjatë”, tha këngëtarja.

Këngëtarja Ingrit Gjoni është prej vitesh pjesë e skenës dhe duket se mëmësia nuk e ka penguar aspak.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku ndër të tjera foli edhe për mëmësinë. Prej 6 vitesh ajo është bërë nënë e një djali, Parid, i cili sapo ka filluar klasën e parë. Gjatë emisionit këngëtarja se nuk i pëlqen të mburret për karrierën e saj, por kur vjen puna tek mëmësia ajo e quan veten të mrekullueshme.

“Përsa i përket këngëve dhe klipeve nuk dua fare të mburrem, por në raport me Paridin jam një mami e mrekullueshme. Ndonjëherë e kap veten mat se vetëm flas për Paridin. Paridi është qendra e vëmendjes. Ai tani është në klasë të parë dhe ne jemi munduar t’ia bëjmë interesante dhe t’ia sillim mirë. Është i kënaqur dhe i pëlqen zysha. Paridi është i qetë, por llastohet në pjesën që ka shumë femra që i rrinë nga pas. Paridi është fëmijë i mirë dhe më ka lënë të bëj karrierë. Unë çdo pasdite pas orës 3 e kam të angazhuar me Paridin dhe këtë do sugjeroja edhe për prindërit e tjerë që t’i shijojnë sa më shumë”, tregoi Gjoni.

Anxhelo Yzeiraj – Nxënes

Denis Yzeiraj – I ati i Anxhelos

Anxhelo Yzeiraj është 8-vjeçari nga Tirana me njohuri të përgjithshme mbi mesataren. Në moshën 1-vjeçare ai është zhvendosur bashkë me familjen për në Francë, ku ka qëndruar për rreth 4 vite.

Në Francë ai ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për inteligjencën. Nga 48 pjesëmarrës, ku më i madhi ishte 18 vjeç, Anxhelo fitoi vendin e parë.

Psikologë të ndryshëm në Francë të cilët e vizitonin Anxhelon 1 herë në javë thonë se ai kishte inteligjencë mbi normalen për moshën e tij dhe kujtesë shumë të mirë.

8-vjeçari me njohuri nga fusha të ndryshme si: historia, gjeografia, letërsia, matematika e fizika ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me babain e tij Denis Yzeiraj.

“Unë nuk dua ta mburr djalin tim, por ai është fëmijë shembullor. Ai ka qenë 4 vjeç e gjysmë kur ka marrë pjesë në një konkurs me 48 pjesëmarrës në Francë dhe ka fituar çmimin e parë. Pas konkursit ai ka ngritur flamurin shqiptar në Francë. Edhe drejtori i shkollës në Francë më vinte në shtëpi dhe më thoshte ke një djalë të përkryer. Ai ka qenë 3 vjeç e gjysmë kur vura re se kishte memorie shumë të fortë. Kur i tregoja përralla në të cilat përfshija shtetet dhe kryeqytetet e botës vura re se i mbante mend të gjitha. Pasi jemi kthyer nga Franca kam nisur t’i mësoj historinë e Shqipërisë dhe çdo gjë që i kisha thënë unë ai m’i tregonte mbrapsht”, tha babai i Anxhelos.

Gjatë emisionit 8-vjeçari iu përgjigj edhe një pyetësori dhe nuk gaboi në asnjërën nga përgjigjet. Ai tha po ashtu se lënda e tij e preferuar në shkollë është Matematika dhe se kur të rritet dëshiron që të bëhet inxhinier dhe gjeograf.

“Këtë vit unë kam ndryshuar shkollën dhe mësuesja ende nuk e di sa shumë gjëra di, por do ta mësojë. Unë kur të rritem dua të bëhem inxhinier dhe gjeograf sepse ato ndërtojnë gradaçela. Matematika është lënda ime e preferuar në shkollë”, tha Anxhelo.

Irena Ferro – Aktore