Të ftuar:

Irena Kita – Juriste dhe fashion blogger dhe vajza e saj 7- vjecare, Sofi

Dallëndyshe Xhaferraj – Drejtoreshe e Kopshteve ne Skarapar

Vlerën e jetës e kuptojmë më së shumti atëherë kur fati na vendos përballë vdekjes. Kështu ka ndodhur edhe me Dallëndyshe Xhaferrajn, e cila ia ka dalë që me forcë dhe kurajo t’i triumfojë dy herë sëmundjes së tmerrshme të kancerit. E ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Xhaferraj tregoi se jeta e saj mori një tjetër drejtim kur gjatë një ore mësimi ndjeu një dhimbje të madhe në gjoks.

“Në atë kohë kishte shumë pak informacion, por në hapat e parë kur kam ndjerë dhimbjen e kam sjellë në mendje një sëmundje të keqe, por nuk doja ta pranoja. Unë kam përsëritur dy herë mamografinë dhe më doli në rregull. Por gjinekologu në Çorovodë e kuptoi përmes një ekoje dhe kërkoi të vija urgjent në Tiranë. Unë hezitoja dhe nuk doja të vija, sepse e dija që është sëmundje vdekjeprurëse. Në momentin që kuptova sëmundjen më erdhi një bombë, m’u duk sikur çdo gjë u përmbys. M’u kërkua të hiqja të dy gjokset, sepse kisha kancer malinj dhe shumë të përshpejtuar”, tregon Xhaferraj.

Por kur mendoi se çdo gjë kishte kaluar, jeta e saj do të tronditej sërish dhe kanceri do të shfaqej edhe një herë në trupin e saj. Në vitin 2015, ajo do të diagnostikohej me kancer në shtyllën kurrizore. Tronditja herën e dytë ishte edhe më e fortë dhe Xhaferri tregon se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë e traumatizuar.

“Më kapi dhimbja e këmbës dhe direkt më shkoi mendja se sëmundja do të përsëritej. U paralizova komplet dhe kisha dhimbje të padurueshme. Mua nuk më treguan herën e dytë, por kam parë djalin tim nga pasqyra e makinës që qante dhe kuptova se sëmundja ishte rishfaqur. Nga hera e dytë nuk mbaj mend asgjë, kam qenë tepër e traumatizuar”, tha Xhaferraj.

Insert: Dallimin mes alergjive dhe te ftohurit