Të ftuar:

Diola Baftiu – Dietologe

Dardan Baftiu – Obsteter gjinekolog

Të ftuarit e parë në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan ishin një çift shumë simpatik dhe i këndshëm. Dietologia Diola dhe bashkëshorti i saj gjinekolog Dardan Baftiu, janë prindër të tre vajzave dhe janë pikërisht rasti kur bashkëshorti është njëkohësisht edhe gjinekologu që pret fëmijët e tij.

Ata tregojnë edhe një moment shumë special, një video ku mund të shihen duke kërcyer vetëm 10 minuta para lindjes së vajzës së tyre të tretë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Gjurma.

I pyetur nga moderatorja e emisionit Rudina Magjistari, rreth eksperiencës së asistimit në lindjen e tre fëmijëve të tij, gjinekologu Dardan Baftiu përgjigjet:

“Realisht në lindjen e vajzës së parë kam qenë prezent dhe në të dytën kam qenë prezent, të tretën e linda vetë. Në atë kohë kam qenë me specializim me vajzën e dytë, mirëpo nuk doja të merrja përgjegjësi. Jo se kisha frikë por duke qenë se është fëmija yt, të gjithë mjekët i shmangen pak intervenimit kur është fjala për një person të familjes. Edhe në lindjen e tretë kolegët nuk donin të më linin mua që ta lindja vajzën, por insistova dhe e përfundova vetë”.

Çifti komentoi edhe mbi videon e tyre të bërë virale, ku mund të shihen duke kërcyer, ndërkohë që bashkëshorja Diola priste të lindte vajzën vetëm pas 10 minutash. Ata të dy shpjegojnë se të kërcyerit është një nga metodat më efektive për të ndihmuar në një lindje sa më të thjeshtë dhe me më pak dhimbje për nënën.

“Më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, sigurisht janë shumë komponentë që ndikojnë, është edhe fakti që është lindje natyrale, është lindja e tretë. Të treja lindjet i kam pasur natyrale, por që kërcimi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Ka qenë një lehtësim shumë i madh, ua rekomandoj që të gjithave”, tha dietologia Diola.

Sazan Guri – Ambjentalist/Gjeolog

Emiranda Beka – Fashiondesigner