Të ftuar:

Julka Grahmo – Këngëtare së bashku dy djemte me Ian Islami 7–vjeç dhe Greg Islami 2- vjeç e gjysmë

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura.

Bëhet fjalë për Julka Gramon e cila ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan bashkë me dy djemtë e saj, Ian 7 vjeç dhe Greg 2-vjeç e gjysmë.

Gjatë emisionit Gramo rrëfeu marrëdhënien me dy djemtë e saj dhe se si e ka ndryshuar mëmësia.

“Ian është në klasë të parë, ka qenë i shkëlqyer, ka marrë medalje hera-herës. Ai di të lexojë dhe të shkruaj tani. Impresioni për fëmijët është larg artit, por le të rriten një herë dhe të vendosin vetë se çfarë duan të bëhen. Ian mban mend çdo gjë dhe kur i bën një premtim duhet ta mbash patjetër sepse ai nuk harron. Diën e parë të shkollës së Ian ka qenë një emocion shumë i madh dhe ai e mori me shumë qejf.

Unë nuk mendoj se ka nënë të keqe në këtë bot, por unë përpiqem që të jem një mami e mirë, të jem prezente dhe përpiqem që ngritjet e zërit ti lëmë në raste të limituara”, tha Gramo.

Ema Andrea – Aktore/Regjisore e shfaqjes “Natën Ma”

Bledar Leka – Koordinator i festivalit / SOF

Dhurata Gazulli – koordinatore e projektit / GIZ