Të ftuar:

Justina Aliaj – Këngëtare dhe aktore

Janë të rrallë ata artistë që janë të bekuar me më shumë se një talent. Dhe Justina Aliaj është një prej tyre. Gjatë gjithë karrierës së saj ajo ka kënduar dhe aktruar në filma e teatër.

Fakti që u quajt moderne për kohën i kushtoi asaj shumë, pasi për vite me radhë u penalizua dhe nuk doli në skenë.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ku foli pikërisht për periudhën e vështirë të komunizmit që e penalizoi për 18 vite nga skena.

“Ne jemi përcëlluar në një tigan të përvëluar. Nuk isha vetëm unë, por unë e quaj atë një kohë pa emër. Një të pafaj ta bësh me faj, nuk di ç’emër t’i vë. Ka qenë kohë shumë e vështë. Duhet me thënë faleminderit Zot që më bëri të jetoj dhe sot ta shoh në distancë atë periudhë. Tani mundohem të mos i kujtoj, nuk është një ide e mirë t’i kujtoj. Për 18 vite punova si punëtore në mjetet mësimore dhe aty lindja fëmijët dhe në ’87 jam rikthyer me një rol negativ tek “Rrethi i kujtesës” sepse nuk më jepnin role pozitive”, tha Aliaj.

E pyetur nëse ka ndonjë peng në jetën e saj, Aliaj u përgjigj duke thënë se pengu i saj është fakti që nuk jetoi moshën artistike.

“Pengu im është që nuk jetova moshën artistike. Kisha dëshirë të luaja “Romeo dhe Zhuljeta”. Janë shumë pengje, por në një farë mënyre jam duke i kompensuar”, tha aktorja.

Endri Caci – Menaxher marketing i qendrës ‘Prestige Home’.