RUDINA – KOMPOZITORJA DIANA ZIU DHE PSIKOLOGIA DENATA TOCE RREFEJNE MARREDHENIEN E TYRE NENE E BIJE; KLAUDIA KALIKA, BUKUROSHJA QE PERFAQESOI SHQIPERINE NE “MISS GOLD INTERNATIONAL”!

Emision: 06.11.2018

Të ftuar:

Diana Ziu – Kompozitore
Denata Toçe – Psikologe

Ajo është një kompozitore e njohur, e cila ka filluar të shkruajë muzikë në të gjitha gjinitë që në vitet `70.

Bëhet fjalë për Diana Ziun, e cila është e vetmja kompozitore grua që ka realizuar një simfoni. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me vajzën e saj, psikologen Denata Toçe. Edhe pse shpesh mund t’i kemi parë në panele të ndryshme televizive, sot ishte hera e parë që dilnin bashkë për të folur për marrëdhënien e tyre të veçantë nënë e bijë.

“Diana është natyrë dominante dhe që kur unë isha e vogël ajo sjellte frymëzim në familje, donte të na mësonte patjetër një instrument muzike dhe e fillonte gjithnjë me pianon. Dhe unë e ndoqa artin me shumë dëshirë për t’u bërë artiste, por jo instrumentiste. Diana ka patur dhunti për të komunikuar me fëmijët. Nuk pati asnjëherë atë kokëfortësinë irracionale të prindit që të bënim çfarë thoshte ajo. Erdhi një kohë që pasioni im për librat, për mjekësinë, për shëndetësinë dhe psikologjinë u rrit dhe ajo tha në rregull, unë dorëzohem. Ne të dyja kemi qenë dashuri-urrejtje në disa momente të jetës sepse kemi qenë kritike të njëra-tjetrës. Diana është njeriu që thotë gjithnjë të vërtetën, por shumë e ndjeshme. Mami im nuk ka filtra emocionalë. Ne kemi ndarë çdo gjë bashkë. Unë jam shumë krenare për një mesazh që ka lënë pas gjithë kësaj: Jeta është e bukur dhe duhet luftuar.

Diana nuk dorëzohet asnjëherë, ajo është nga ata që kur shpresa mbaron thotë: Do ta zgjidh unë, çdo gjë do të ndryshojë. Do bëhet më mirë”, tregoi e përlotur Denada.

Ndërkohë nëna e saj të cilën ajo e quante Diana tregoi se ka një raport të veçantë me vjazën e saj dhe se që kur Denada ishte e vogël kanë ndarë bashkë gjithçka. Ajo shton se shpesh i ka kërkuar falje Denadës sepse e ka rënduar psikologjikisht që në moshë shumë të vogël.

“Është shumë e vështirë të flasësh për marrëdhënien nënë e bijë, por unë do të them vërtetë atë që është. Me Denadën unë kam kaluar shumë periudha të vështira. Në vitin 1983 kur Denada ishte 3 vjeç ne pësuam një traumë nga lufta e klasave që na erdhi papritur pasi Vangjelin e hoqën nga puna për çështje biografie. Ishte shumë e vështirë për të pasi e kishte shumë pasion Teatrin. Unë e di sa shumë ka vuajtur ai pas largimit nga Teatri. Periudhën më pas unë e kam kaluar me Denadën, e cila rrinte shumë pranë meje dhe falë kapacitetit të saj unë flisja me të për çdo gjë. Unë i kam kërkuar falje Denadës sepse në momente të ndryshme mund ta kem rënduar psikologjikisht dhe nëse do të përsëritej jeta nuk do ta bëja atë gjë. Atëherë unë çdo detaj e ndaja me Denadën. Kjo peshë erdhi si rezultat i marrëdhënies tonë. Ishte pak e rritur para kohe. Ajo më kuptonte dhe më qetësonte, për të mbijetuar. Tani që ajo është sistemuar unë jam shumë e qetë. Ajo është shumë e zonja dhe ia del vetë. Asnjëherë nuk më ka shqetësuar për asgjë. Unë kam patur gjithnjë një parim që gjithçka ta pranoj ashtu si vjen”, tha Diana.

Klaudia Kalia – Miss Grand Albania

Më 25 Tetor është mbajtur “Miss Grand International”, konkursi i bukurisë ku marrin pjesë vajza nga e gjithë bota dhe renditet në top 3 eventet më të rëndësishme.

Shqipëria u përfaqësua nga Klaudia Kalia, e cila jo vetëm u pëlqye nga mediat ndërkombëtare, por edhe u vlerësua si me e bukura me bikini dhe u rendit në “top 10” nga votat e publikut përpara se të fillonte gara.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu eksperiencën e saj si pjesëmarrëse e “Miss Grand International”.

“Ishte një eksperiencë e veçantë që do të mbetet gjatë në memorien time. Nuk besoj se do të kem një rast tjetër të përjetoj një eksperiencë të tillë. Nuk e kam pritur që në një vend aq të largët të kisha një publik aq të madhe që t’më pëlqente. Kjo ishte ndjesia më e mirë që kam përjetuar. Gara ishte shumë e fortë, kishte shumë vajza të bukura, por ajo që njerëzve iu pëlqeu më shumë tek unë ishin flokët dhe trupi im. Unë jam 1.80 e gjatë, jam aktivizuar jashtë dhe në Shqipëri si modele. Së shpejti kam në plan të lëviz jashtë Shqipërisë”, tha Kalia.

Klaudia është e njohur për publikun pasi vitin e kaluar ajo u zgjodh “Miss Grand Albania 2017”, por mosha e vogël e penalizoi që ta përfaqësonte Shqipërinë atë vit. Megjithatë këtë vit ëndrra e Klaudias u bë realitet.

Kategori
Rudina
1 Koment
  • ana
    15 Nëntor 2018 at 19:32
    Përgjigju

    Cfare zonje e paske mamin Denada! Zonje e vertete… mamit i paske ngjare si natyre! paste jete te gjate !

  • Përgjigju

    *

    *