#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

3 Prilli 2025 është një ditë zie për të gjithë kinematografinë shqiptare. Artistja e madhe dhe shumë e njohur me një kontribut të jashtëzakonshëm në artin shqiptar, Margarita Xhepa, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ngushëllimet për të kanë qenë të shumta, nga artistë, politikanë, por dhe njerëz e miq të dashur që e kanë njohur më mirë artisten. Emisioni “Rudina”, në këtë ditë të trishtë, sjell për publikun një intervistë të plotë të së ndjerës Margarita Xhepës, të para 11 viteve.

Më 18 Korrik 2014, artistja e njohur përballë gazetares Rudina Magjistari foli për jetën artistike, profesionale, por dhe atë personale. Për ndarjen e saj nga jeta, në Televizionin Klan si një homazh dhe kujtim vjen kjo intervistë për të madhen Margarita Xhepa.

Kontributi i saj njihet dhe çmohet, por para 11 viteve artistja ka treguar se kur ka qenë shkëndija e parë, që do i hapte rrugën drejt botës së artit e kinematografisë.