Të ftuar:

Linda Kalemi – Instruktore palestre , ish valltare e Ansamblit te Këngëve dhe Valleve.

Aulona Musta – Gazetare

Amara – vajza e Aulonës

Macela Lati – Geraldina Sposa

Një nga emrat më të lakuar në lajmet e ditëve të fundit është dasma madhështore e Chiara Ferragnit dhe reperit italian Fedez.

Por kush është Chiara Ferragni?

Ajo është një blogere e njohur në mbarë botën dhe influencuese mode, e cila me bashkëpunimet me kompani të ndryshme ka bërë që emri i saj të jetë në qendër të vëmendjes nga mijëra njerëz.

Në vitin 2017 nga revista e famshme Forbes, ajo është renditur si blogerja më e fuqishme e modës. Gjithçka nisi në vitin 2009, kur Chiara vendosi të hapte një blog të vetin për të hedhur aty kombinimet e saj dhe veshje të ndryshme.

Që nga ajo kohë, blogu i saj fitoi popullaritet dhe në vitin 2013, Chiara nuk ishte më një emër i panjohur për revista të mëdha dhe kompani të ndryshme.

Më 6 Maj 2017, Chiara u fejua me reperin italian Fedez gjatë një koncerti në Verona. Çifti konsiderohet si më i njohuri i rrjetit Instagram dhe dasma e tyre pati mijëra komente, duke u cilësuar kështu si dasma e vitit.

Një dasmë madhështore, me një ambient elegant, i dekoruar për çiftin me trëndafila të bardhë dhe rozë, si dhe një shfaqje fishekzjarresh të bardhë, të kuqë dhe të gjelbër.

Një dasmë princeshash moderne e komentuar globalisht.