RUDINA – LORI PREZANTON 4 KENGE NE 2 DITE; ENSA DHE ENI: FILLIMET TONA SI BALERINE!

Emision: 18.07.2018

Të ftuar:

Loreta Kaçka(LORI) – Këngetare

Loreta Kaçka, e njohur me emrin e artit si Lori sapo ka publikuar albumin e saj më të ri, me titull “Sot martohemi”. Një album me 8 këngë, 4 nga të cilat janë këngë të reja, të gjitha dedikuar dasmave.

E ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, Lori rrëfeu se 4 këngët e saj më të reja janë publikuar në dy ditë dhe se kënga e saj e preferuar është “Sot martohemi”.

“Sot martohemi” është këngë vajtuese dhe unë emocionohem kur e këndoj, më dalin edhe lot. Vajza është pjesë e familjes për shumë vite dhe, edhe pse martohet dhe është gëzim, të jep emocion. “Sot martohemi” është një këngë që unë e kam shumë përzemër, më ka fjetur edhe si vokal. Këngët zgjodha t’i publikoj në 2 ditë për të qenë në formën e një albumi. Këngët janë pritur mirë, por unë mendoj se këto këngë do të kenë jetëgjatësi dhe do t’i këndojnë edhe kolegët e mi. Gjëja që më lumturon më tepër është se kam pasuruar repertorin tim dhe këto këngë do t’i këndoj në çdo festë. Këngët janë xhiruar brenda një dite dhe në ambiente shumë të bukura”, tregoi Lori.

Katër këngët e saj më të reja titullohen, “Nuk e di pse m’kajet”, “Sot martohemi”, “Nusja jonë e mira” dhe “Kalleni shoqnia”.

Ensa Llaci – Balerine
Eni Balla – Balerine

Irena Savo Jorgaqi – Dermatologe, venerologe

Kategori
Rudina
0 Komente

Përgjigju

*

*