Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë i ftuar stilisti i njohur Joni Peçi, i cili në ditën e nënës, në ditën e gruas ka hedhur në treg parfumin e tij më të ri të pagëzuar pikërisht me emrin “Mama” si tribut për nënën e tij sigurisht, por edhe për të gjitha nënat shqiptare. Krah tij në studio ka qenë edhe sopranoja me famë botërore Inva Mula dhe vajza e saj Nina të cilat kanë qenë imazhi i promovimit të parfumit të Jonit.

Inva Mula tregon se ka qenë një eksperiecë shumë e bukur pjesëmarrja me vajzën e saj në spotin e parfumit “Mama” dhe do mbajë gjatë në kujtesë. Në fillim, kur Nina hyn në studio i dhuroi moderatores Rudina Magjistari parfumin “Mama” dhe gjatë intervistës ajo ishe shumë kurioze të ndjente aromën, kështu e hapi para kamerave. Magjistari e pëlqeu shumë këtë aromë dhe shpreh se kjo është tamam një tufë me lule për mamatë.

Inva Mula: Është ajo ëmbëlsia e dashurisë së nënës, kemi dashur të bëjnë diçka që çdo njeri ta gjejë vetveten.

Rudina Magjistari: Joni të përgëzoj do bësh namin me këtë parfum qenka shumë i mirë. Aromë pranvere, lulesh, i mrekullueshëm. Tamam një tufë me lule për mamanë.

Joni Peçi: Unë do doja që kjo të ishte një buketë shumë i bukur për të gjithë nënat, jo vetëm për nënat por për të gjithë femrat në përgjithësi sepse meritojnë shumë, sepse japin shumë, punojnë shumë dhe ato meritojnë gjithçka. Kjo është një dhuratë e vogël dhe modeste që unë ia dhuroj të gjitha femrave, por dashuria është shumë e madhe për krijimin e kësaj.

Rudina Magjistari: Je lodhur shumë për të gjetur këtë lloj kombinimi dhe çfarë lulesh ka?

Joni Peçi: Lule mimoze, lule mandarine dhe Jaseminë të përziera dhe ingredient të tjerë që lidhin të gjithë parfumin që bëjnë produktin final.

Rudina Magjistari: Aroma është shumë e mirë, ke ditur të nuhasësh siç duhet, por besoj se keni qenë me ata përsona që quhen hundë, keni gjetur ndonjë specialist të mirë.

Joni Peçi: Janë të rëndësishëm sepse ëndrrën ta kthejnë në realitet që të sugjerojnë dhe të ofrojnë të gjithë produktin final në fund të fundit. /tvklan.al