Sot në pjesën e parë të emisionit “Rudina” në Tv Klan, është diskutuar për vrasjen makabre të 25-vjeçarit Klodian Rasha 25 vjeç nga një efektiv policie. Moderatorja Rudina Magjistari ka dhënë dhe opinionin e saj në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe shprehet se dëmet e shkaktuara dje nga protesta janë një 0 para jetës së Klodit.

“Dëmet e shkaktuara nga protesta e ditës së djeshme janë një 0 krahasuar me atë që ka ndodhur 1 ditë më herët, me humbjen e jetës së pafajshme të një 25-vjeçari. Një djalë që praktikisht nuk kishte bërë asnjë gjë dhe iu mor jeta si të ishte një lepur. Nëse dikush për gjah dhe vret një lepur dhe ai do zemër, do një njeri të ndjeshëm i cili nuk do arrinte dot kurrë të bënte diçka të tillë, por një njeri tërësisht i pandjeshëm fare mirë nuk e bën absolutisht diferencën mes njeriut dhe një kafshe. Një gjest i tmerrshëm, një akt i dhunshëm, një akt i rëndë i cili ka prekur zemrat e të gjithëve, ka lënduar familjen në radhë të parë, i ka lënë një dhimbje të përjetshme e cila nuk do të shërohet kurrë dhe ka tronditur gjithë publikun shqiptar”, është shprehur Rudina Magjistari. /tvklan.al