“Do të kthehem sërish nesër në identitet…”

Vit i ri, ndryshime të reja”, kështu e ka nisur puntatën e parë për 2020-n të emisionit “Rudina” në Televizionin Klan, moderatorja Rudina Magjistari. Ajo shfaqet me një pamje krejtësisht ndryshe, sepse ka ndryshuar ngjyrën e flokëve.

Megjithatë Magjistari sqaron se look-u i ri është i përkohshëm, pasi nga dita e nesërme do të rikthehet me flokët e saj bjondë.

“Viti i ri nis me ndryshime, me gjëra të reja, me plane dhe për këtë arsye në mënyrë simbolike bëmë sot një ndryshim të look-ut. Flokët e mi nuk janë përgjithmonë kështu, kështu që të qetësohen ata tifozët e ngjyrës bjonde. Do të kthehemi sërish nesër në identitet”./tvklan.al