Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Ajo është përpjekur të mbajë larg syrit të publikut familjen e saj dhe nuk ka preferuar që t’i ekspozojë në rrjetet sociale.

Por së fundmi ajo e ka thyer këtë rregull dhe ka publikuar dy foto në Instagram, ku në një prej tyre shihet vajza e saj Mia buzë detit tek Kepi i Rodonit dhe në foton tjetër shihet Rudina duke buzëqeshur pranë bashkëshortit të saj.

“Mënyra më e mirë për t’i bërë fëmijët të mirë është t’i bëni ata të lumtur”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive.

Mesa duket moderatorja po kalon pushime shumë të lumtura me familjen e saj dhe po i shijon në maksimum. /tvklan.al