Moderatorja mjaft e njohur dhe e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka nisur pushimet me familjen këtë fillim Gushti.

Rudina përmes rrjetit të saj social Instagram ka ndarë për fansat disa foto mjaft të ëmbla familjare, nga vizita e tyre në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Në foton e publikuar, ajo bën të ditur se kjo ishte hera e parë për vajzën e saj Mia në Butrint.

Moderatorja si rrallëherë ka publikuar edhe një foto me bashkëshortin, ku shfaqen mjaft të buzëqeshur dhe të lumtur përkrah njëri-tjetrin. Postimin e saj, Magjistari e ka shoqëruar me një emoji zemër./tvklan.al