RUDINA – MANJOLA NALLBANI VJEN ME KENGEN ME TE RE “JE FATI IM”; INA ZHUPA RREFEN EKSPERIENCEN E SAJ SI ZEDHENESE E PARTISE DEMOKRATIKE!

Emision: 5.07.2018

Të ftuar:

Manjola Nallbani – Këngëtare

Ajo është një këngëtare shumë e njohur dhe mund të konsiderohet një divë e muzikës shqiptare. Një këngëtare që gjithmonë vjen me prurje të reja, gjithmonë shumë aktive në muzikë. Manjola Nallbani vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të mira shqiptare.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ajo foli për klipin e saj më të ri në muzikë dhe projekte të tjera muzikore. “Ti je fati im” titullohet kënga më e re e saj shoqëruar edhe me një klip.

Gjatë bisedës me moderatoren Rudina Magjistari këngëtarja iu përgjigj edhe pyetjes nëse kjo këngë i dedikohej bashkëshortit të saj:

“Natyrisht nëse unë nuk do të ndjeja dashuri për Sokolin, i cili është gjysma ime, është fati im, nuk do kisha inspirim dhe nuk do të kisha motiv për të shkruar dhe për të tjerët. Sepse natyrisht kur ti bën një këngë, arti bëhet për gjithë të tjerët që t’ia këndosh edhe dashurisë apo gjysmës së publikut”, tha Nallbani duke nënvizuar që teksti i këngës është krijuar nga ajo vetë.

Por përveç aktivitetit të saj artistik Manjola Nallbani përcolli nga studioja e “Rudinës” edhe një mesazh tepër të rëndësishëm. Ajo shpjegoi arsyen përse u bë pjesë e fushatës për të dhuruar gjak.

“Në fakt kur më kontaktuan para dy ditësh për të dhuruar gjak, në kështu rastesh unë tregohem e gatshme absolutisht pa e menduar dy herë. Mamaja ime ka punuar me të sëmurët hemofilikë dhe ata kanë shumë nevojë për gjak. Për sa i përket solidaritetit njerëzor besoj se secili nga ne mund të bëjë minimumin e vet dhe të dhurojë gjithmonë në kushte shumë të larta higjiene. Nuk është se gjaku që dhurojmë ne mund të shpëtojë jetë njerëzish, por figura jonë, emri jonë shërben për të sensibilizuar njëçikë më tepër”.

Këngëtarja shtoi se kur dhurimi i gjakut bëhet në kushtet e duhura, nuk ka asnjë pasojë për shëndetin.

“Unë dje do isha ndjerë shumë mirë në fakt po ngaqë na tundi mirë ai tërmeti, pak pasi dhuruam gjak dhe pa mendje duke menduar se vajzat do të ishin tmerruar kam dalë nëpër diell në këmbë me gjithë shiritin e bardhë në krah dhe nuk e kuptova si arrita deri në shpi. Nuk e mora veten gjithë ditën pastaj, jo nga gjaku po nga tronditja e tërmetit dhe nga dielli”.

Ina Zhupa – Zëdhënëse e Partisë Demokratike

Ajo është një nga zërat më aktivë të opozitës shqiptare, të cilën e kemi dëgjuar shpesh t’i japë zë partisë që përfaqëson. Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka spikatur në debatet publike në mediat e shkruara dhe vizive.

Megjithatë ajo sot ishte e ftuar në emisionin “Rudina” për t’i dhënë mundësinë publikut për ta njohur atë në një këndvështrim tjetër. Zhupa foli për eksperiencën e saj si zëdhënëse, për jetën akademike dhe atë politike në të njëjtën kohë edhe për pasionet e saj, familjen dhe partnerin.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike zbuloi se bashkëjeton me partnerin e saj dhe se të dyve u mjafton fakti që ndihen mirë me njëri-tjerin. E pyetur nga Rudina Magjistari nëse kanë ndërmend të kryejnë një ceremoni martesore së shpejti, ajo përgjigjet:

“Në fakt nuk është se kemi ndonjë plan për ndonjë dasmë të shpejtë apo afat-mesme. Ne bashkëjetojmë dhe mendojmë si të na i sjellë Zoti gjërat e tjera në vazhdimësi, nuk është se dasma është plani jonë apo të mendojmë si ta organizojmë këtë dasmë. Ne jemi bashkë dhe kjo është e rëndësishme, lidhja jonë shpirtërore dhe rehatia që kemi me njëri-tjetrin, kjo besoj se na mjafton ne të dyve”.

Biseda u ndal edhe te kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilin zëdhënësja Zhupa e përshkruan kështu:

“Unë marrëdhënien e kam të drejtpërdrejtë me Zotin Basha dhe mendoj se kjo më ka lehtësuar dhe jam me fat. Zoti Basha është shumë komod, është njeriu më komod që mund të kesh për të punuar sepse të jep hapësirën që ti të marrësh vendimmarrje, të bësh denoncime dhe patjetër që ka lehtësinë e komunikimit. Ndoshta ngaqë është i shkolluar jashtë, e ka këtë pjesën e hierarkisë shumë më fleksibël sesa njerëzit që ndoshta mund të kenë pasur trashëgiminë komuniste. Ai shqetësohet edhe për pjesën personale familjare të anëtarëve të stafit dhe mundohet që edhe me stafin e tij t’i shikojë të ndihen mirë në punë”.

Kategori
Rudina
1 Koment
  • JessieJuicy
    14 Gusht 2018 at 02:06
    Përgjigju

    Hello. I see that you don’t update your website too often. I
    know that writing posts is boring and time consuming.
    But did you know that there is a tool that allows you to create new
    posts using existing content (from article directories or other
    websites from your niche)? And it does it very well.
    The new posts are unique and pass the copyscape test.
    You should try miftolo’s tools

  • Përgjigju

    *

    *