Marlon Dino – Balerin, Solist në Teatrin Shtetëror të Mynihut

Lucia Lacarra – Balerine nderkomebtare

Ata janë një çift, në jetë dhe në skenë. Ai është shqiptar dhe quhet Marlon Dino dhe është solist në Teatrin Shtetëror të Mynihut, në Gjermani. Ndërsa ajo është një yll ndërkombëtar i baletit, Lucia Lacarra, balerina spanjolle, e cila gjithashtu prej vitit 2002 ka qenë soliste e parë në Teatrin Shtetëror të Mynihut dhe e vlerësuar si “Dancer of the Decade” në 2011.

Çifti ishte sot i ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

“Unë sa herë kërcej me Lucian edhe tani pas 10 vitesh kur kërcejmë me njëri-tjetrin më duket si hera e parë. Që herën e parë që kemi prekur njëri-tjetrin kishte një kimi shumë speciale mes nesh, ishte diçka që nuk e kisha provuar me asnjë partnere tjetër”, tha Dino.

Ndërkohë Lucia Lacarra tha se ndihet me fat që ka në krah Marlon Dinon, pasi për të është partneri ideal në jetë dhe karrierë.

“Ne arritëm në të njëjtën kohë në Mynih, por nuk punonim bashkë. Ishin rrethanat që na bënë të punonim bashkë në një shfaqje. Më kujtohet që kemi shkuar të punonim bashkë në një studio dhe Marlon më tha: Do provojmë diçka? Ishte e mrekullueshme, ishte perfekte dhe nuk mund të punosh për ta arritur. Shfaqja e parë e madhe që kemi luajtur ka qenë Oniegin dhe aty filluam të njihnim njëri-tjetrin më mirë. Ne jemi njohur 16 vite më parë. Unë kisha një besim të verbër tek ai, edhe pse nuk kisha performuar më parë me të. Edhe pas gjithë këtyre viteve i them shpesh edhe Marlonit, që jam me fat që e kam sepse shumë pak balerina në botë thonë se kanë arritur ta gjejnë partnerin ideal në karrierë. Këtë partner as që e kisha ëndërruar, por e gjeta dhe shpresoj ta shijoj edhe për shumë vite”, tha Lucia.

Ervis Gega Dodi – Violiniste

Ervis Gega Dodi është një violiniste shumë e talentuar, e cila na bën krenarë me emrin e saj. Ajo është një prej yjeve të ekselencës në muzikën klasike në Gjermani, por dhe kudo në botë.

Ervis Gega Dodi ishte sot e ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu historinë e largimit nga Shqipëria si refugjate dhe ngjitjen në majat e muzikës klasike dhe në botën akademike gjermane.

Gjatë emisionit, violinistja tregoi edhe takimin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila e kishte përgëzuar pas performancës në ceremoninë e varrimit të Genscher, ku violinistja përfaqësoi shtetin gjerman.

“Ceremonia, ku unë prezantova Gjermaninë në varrimin e Genscher ka qenë një nga më mbresëlënësit dhe pas asaj ceremonie Kancelarja Merkel më takoi dhe më uroi. Më tha: M’u mbushën sytë me lot nga performanca juaj”.

Rubrika “Quiz”