Të ftuar:

Juliana Pasha – Këngëtare

Miranda Dupi – Kuratore Imazhi

Këngëtarja Juliana Pasha dhe Miranda Dupi, kuratore imazhi, prej 10 vitesh tashmë krahas bashkëpunimit profesional janë dhe kunata. Ato ishin sot të ftuara në studion “Rudina” në Tv Klan ku rrëfyen marrëdhënien e tyre. Dupi nuk është vetëm e zgjedhura Juliana Pashës por edhe e disa artistëve të njohur si Alban Skënderaj dhe Elhaida Dani. Prej 10 vitesh ato janë kunata, pasi bashkëshortët e tyre Altin dhe Erald Llakaj janë vëllezër dhe të dy janë muzikantë. Përpos marrëdhënies profesionale, Dupi dhe Pasha rrëfyen edhe marrëdhënien si kunata. 

“Sa herë që unë marr një ftesë për në një program apo në një spektakël Miranda është e para së cilës i telefonoj. Edhe gjatë këtyre ditëve kemi dikutuar për veshjet për emisionin e sotëm. Dolëm sot dhe vendosëm të dyja të ishim sportive. Ne jemi kunata, por kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. Që ditën e parë që jemi takuar kemi patur marrëdhënie shumë të mirë. Ne jemi gjatë gjithë kohës bashkë dhe bashkëshortët tanë janë gjithë kohën bashkë

”, tha Pasha. Ndërkohë Dupi shtoi më tej se këngëtarja ka shumë gusto dhe ajo i përshtat gustot e saj me eventin ku do të shkojë. 

“Juliana fillimisht më tregon se ku do të shkojë dhe ne bashkëpunojmë. Ajo ka edhe gusto vetë dhe unë ia përshtas veshjen me eventin dhe tipin e saj. Juliana ka stil rrok, por bëhet edhe e brishtë, bëhet sipas këngës, por në përgjithësi është e fortë dhe potente”,

 tha Dupi.

Kejvina Kthella – Modele

Kejvina Kthella, velina e “Xing me Ermalin”, është komentuar gjatë që pas daljes së saj të parë në publik. Por, puntata e javës së kaluar e solli sërish në vëmendje. Elvana Gjata ishte personazhi i fundit në emisionin e cila pyetjes traditë të velinës iu përgjigj me një puthje që u komentua nga të gjithë si puthje në buzë. Por sot Kejvina Kthella ishte në studion “Rudina” nga ku sqaroi se gjithçka ishte për show. 

“Nuk është e vërtetë, Elvana më puthi në faqe

”, tha Kejvina teksa pohoi se ishte pjesë e skenarit.

Klaudja Duro – akrobate, 12 vite që është profesioniste në Cirkun Kombëtar të Tiranës