RUDINA – MARTESAT “SHOWBIZ” TE ZHVILLUARA SE FUNDMI; TURIZMI I AVENTURES, TE BESH RAFTING NE KANIONET E OSUMIT!

Emision: 05.10.2018

Të ftuar:

Suada Daci – Gazetare
Iva Tiço – Gazetarw
Olti Curri – Blogger

Lajmet rozë rreth personazheve të njohur të showbizit janë lajme që kanë interes të lartë në publik.

Së fundmi dasmat janë ato që kanë qenë në qendër të vëmendjes. Të shumtë kanë qenë personazhet shqiptarë që kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë. Një dasmë madhështore, me shumë të ftuar dhe me arredim magjepsës ka qenë ajo e reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi.

Një tjetër dasmë që mori vëmendjen e showbizit shqiptar ishte edhe ajo e moderatores sportive Vilma Masha. Në ndryshim nga dasma e Gjikos dhe Elitës kishte menduar një dasmë të thjeshtë, por mjaft elegante në tarracën e Bashkisë së Tiranë, që duket se është kthyer në trend këto kohë.

Edhe këngëtari Kristi Karkanaqe vendosi t’i japë fund beqarisë në një ceremoni të organizuar në Bashkinë e Tiranës. Ka qenë vetë këngëtari që ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale ku ka zbuluar disa momente nga dasma.

Gazetaret Suada Daci e Iva Tiço, si dhe bloggeri Olti Curri ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të komentuar pikërisht këto dasma që rrëmbyen vëmendjen e publikut shqiptar.

“Dasmat e personazheve të njohur ia vlejnë gjithmonë dhe komentohen shumë për fustanin e për mënyrën se si bëhen. Në rastin e ceremonisë së Vilma Mashës pashë faktin që kur do t’i mbash gjërat private, ato mbeten private. Unë dje mezi po prisja të botohej lajmi për dasmën e saj se doja të shihja burrin e Vilmës. Dhe në fotot e botuara ai ishte me kurriz, domethënë një njeri kur do që disa gjëra të familjes t’i mbaj larg syve të publikut mund t’ia dalë”, tha Iva Tiço.

Suada Daci shtoi po ashtu se dasma e këngëtarit Kristi Karkanaqe ishte shumë private dhe e Vilma Mashës po ashtu. “Dasmën e Kristi Karkanaqes e mora vesh nga Venera dhe nga Lindi, po ashtu edhe të Vilma Mashës e cila kishte bërë një ceremoni shumë të ngushtë”, tha Daci.

Ndërkohë Bloggeri Olti Curri tha me humor se moderatorja sportive, Vilma Masha, nuk e ka bërë publike dasmën e saj sepse nuk ka dashur ta marrin mësysh.

“Vilma është tironse dhe nuk ka dashur ta marrin mësysh. Por unë mora vesh diçka që burri i Vilmës ishte i gjatë, sepse kur ajo i dha tortën e ngriti dorën shumë lart. Elita Rudi mendoj se ka kërkuar shumë Kardashian brenda vetes ishte shumë armene si nuse”, tha Curri.

Lidhjet e reja të dashurisë apo edhe ndarjet rreth çifteve të showbizit janë lajme që janë gjithnjë në vëmendje të shtypit rozë. Anxhela Peristeri është padyshim një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, por kur vjen puna për jetën private ajo preferon ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Ajo nuk ka folur asnjëherë publikisht për ndonjë histori dashurie duke mos lënë vend për komente. Por megjithatë në foton e postuar së fundmi në Instagram bie në sy një unazë fejese në dorën e saj të majtë, unazë e cila i ka bërë të gjithë të dyshojnë se është fejuar.

Ishte bloggeri Olti Curri ai që ngriti edhe më shumë dyshime lidhur me lajmin se këngëtarja është në një marrëdhënie. I pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari, blogeri tha se ishte prezent në ditëlindjen e saj dhe se këngëtarja kishte dhënë urdhër të mos bënin foto.

“Unë isha në ditëlindjen e Anxhelës para pak kohësh dhe urdhri ishte: Mos bëni asnjë foto. Ajo unazë më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës. Tani do presim që unë të zihem me Anxhelën që të publikoj fotot. Bëj shaka”, tha Curri.

Ndërkohë që moderatorja Rudina Magjistari tha: “Nuk qenka pa gjë ajo unaza kësaj radhe”.

Blerina Ago – Sekretare e Pergjithshme e Federates Shqiptare te Rafting/Juriste

Andriola Kambo – Këshilltare e Kryetarit Bashkisë Tiranës

Kategori
Rudina
0 Komente

Përgjigju

*

*