RUDINA – MIRELA KUMBARO SQARON PER HERE TE PARE PUBLIKISHT STATUSIN E SAJ TE SHUME KOMENTUAR NE TWITTER; PREZANTOHEN MODELET E REJA TE VESHJEVE PER FEMIJE, VJESHTE – DIMER 2019!

Emision: 07.11.2018

Të ftuar:

Mirela Kumbaro – Ministre e Kultures

Mirela Kumbaro është ministrja më jetëgjatë në dikasterin e Ministrisë së Kulturës dhe qëndron aty prej dy mandatesh. Përgjatë këtyre viteve kanë qenë të shumta nismat dhe projektet e saj në fushën e kulturës dhe një nga nismat e fundit ka qenë “Lëvizja Kombëtare për Lexim”, një fushatë që synon të kthejë vëmendjen tek libri dhe leximi.

Por një status i saj në rrjetet sociale shkaktoi polemika të mëdha dhe shumë komentues vlerësuan si të papërshtatshëm fjalorin e përdorur nga ministrja Kumbaro.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që nuk ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruhej në statusin e Kumbaros në Twitter.

Pas komenteve të shumta që shpërthyen në të gjitha mediat, Kumbaro reagoi duke thënë se ishte vetëm një citim i John Waters.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Kumbaro sqaroi se statusi nuk ishte një veprim i paramenduar. Gjatë emisionit ministrja shtoi se mesazhi i statusit të saj ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin.

Rudina Magjistari: Keni qenë në qendër të vëmendjes këto ditë…

Mirela Kumbaro: Jo unë, libri.

Rudina Magjistari: Është e vërtetë, duket se ia arriti qëllimit statusi dhe po të shikosh duket që të gjithë flasin për librin. Secili në mënyrën dhe këndvështrimin e vet, por tema që i bashkon të gjithë është libri.

Mirela Kumbaro: Në fakt kjo është e rëndësishme. Pavarsisht se nuk ishte aspak e qëllimshme nga ana ime. Ne kemi 5 vjet që ndërtojmë programe për librin, bëjmë fushata leximi sepse e konsiderojmë shumë të rëndësishme për të rinjtë, por edhe për shoqërinë. Libri është ushqim për emancipim dhe mirëqenie. Ndërkohë që ajo që ju e quajtët status ishte vetëm një ritwitt i një shkrimi të postuar më parë nga një koleg. Në fakt nuk ishte veprim i paramenduar kaq gjatë dhe kjo është ajo që ka bërë më shumë debat duke e kthyer në veprimtari qëndrore.

Nuk është kjo veprimtaria qëndrore. Ministria e Kulturës ka ndërtuar programe dhe kemi katër shtylla kryesore që janë fondi për përkthimin letrar, fondi për krijimtarinë origjinale shqiptare, fondi për përkthimin e lëtërsisë në gjuhë të huaj për ta promovuar atë, fondi i bibliotekave dhe fushatat e leximit. Ndonëse ne kemi 4 vite që ne punojmë për këtë, është hera e parë që ju më thërrisni për një gjë të tillë. Të bashkohemi të gjithë dhe ta bëjmë librin një objekt të jetës së përditshme.

Rudina Magjistari: Duket se ky status ngacmoi për të sjellë edhe njëherë në vëmendje këtë temë të rëndësishme.

Mirela Kumbaro: Ky ishte një moment episodik ku unë thjeshtë bëra ritweet statusin e një kolegu në të cilin prezantohej një shkrim i një kineasti amerikan John Waters. Përkthimi i gabuar nuk është përkthim fjalësh, nuk përkthejnë fjalë, përkthejnë mesazhe. Dhe mesazhi ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin. Kur ne zgjedhim atë që është ndër ngjarjet më të mëdha në jetë, por edhe kënaqësitë po ashtu është mirë që të shikojmë nëse ky njeri lexon libra apo jo. Këtë nuk është se nuk e kemi thënë, por kur John Waters e tha i bëri të gjithë të flasin. Të qenit i rrethuar nga librat vetëm na e bën jetën më të mirë dhe më të lehtë. Rrit cilësinë e jetesës si në atë individuale edhe në çift.

Statusi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro tre ditë më parë shkaktoi “zhurmë” në rrjetet sociale dhe rrëmbeu vëmendje të madhe. E gjithë kjo jo për shkak të mesazhit që ajo kërkonte të përcillte, por për shkak të një përkthimi të cilin ajo e cilëson të gabuar.

Duket se komentet e ndyshme e kanë shqetësuar ministren, e cila sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan rrëfeu një “sekret”. Ajo zbuloi se këto ditë mesazhet mbështetëse i ka gjetur pikërisht tek libri i saj i preferuar, i titulluar “Princi i Vogël”.

“Ky është libri im i zemrës dhe këtu kam botimin e vjetër. Është libri “Princi i vogël”, që është për të gjitha moshat. Është një libër për moshat nga 0 deri në 99 vjeç. Secili ka një mesazh për të nxjerrë. Është një libër i cili ta vë shpirtin në paqe. Dhe nëse doni iu them një tjetër sekret të vogël.

Në këto 48 orët e fundit ku në rrjetet sociale të njerëzve që nuk lexojnë u mbushën me hipokrizira, por që bënë që libri të sillej në vëmendje, mesazhet mbështetëse i gjeta pikërisht tek libri “Princi i vogël”. Në një moment ai i thotë pilotit nëse do të ndërtosh një anije mos jep urdhëra për të ndërtuar anijen burrave dhe grave që punojnë për ty, por jepi atyre dashurinë për detin dhe ata do të dinë të ndërtojnë vetë anijen.

Prandaj ky është libri që unë mbaj gjithnjë me vete dhe gjej gjithnjë aty këshillën e duhur, në momentin e duhur dhe për gjënë e duhur”, tha Kumbaro.

Jana Hyka – Organizatore e Albania Fashion Kids
Mimi Memiaj – Stiliste

Vetëm pak ditë më u zhvillua java e modës “Albania Fashion Kids” ku sfiluan në pasarelë me dhjetra fëmijë që sollën koleksionin e modës vjeshtë- dimër 2019.

Stilistë shqiptarë u mblodhën për të sjellë koleksione handmade me tematika të ndryshme që u performuan në pasarelë.

Për të na folur më shumë rreth këtij aktiviteti dhe tendencave të fundit të modës tek fëmijët ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan Jana Hyka, organizatore e “Albania Fashion Kids” dhe Mimi Memiaj, stiliste. Gjatë emisionit Memiaj tha se për këtë koleksion është frymëzuar nga kukullat e porcelanit të viteve 1800.

“Faktikisht unë kisha dy vjet që nuk krijoja sepse po bija shumë në përsëritje. Po mendoja për diçka të veçantë dhe vendosa për këtë koleksion, i cili pati shumë impakt duke filluar që nga prindërit e fëmijëve që sfiluan dhe në çdo vend tjetër që e paraqita.

Këtë vit kam bërë shumë kërkime dhe u inspirova nga kukullat e porcelanit të viteve 1800 të cilat u mundova t’i sjell me stil të moderuar”, tha Memiaj.

Kategori
Rudina
0 Komente

Përgjigju

*

*