Të ftuar:

Monika Lubonja – Aktore

Largimi i saj nga drejtimi i Qëndrës Kulturore Kombëtare të Fëmijëve në muajin Janar të këtij viti u komentua gjatë në media dhe rrjetet sociale. Por vetë aktorja Monika Lubonja nuk u prononcua.

Sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, Lubonja foli për herë të parë për largimin nga ky post.

Ajo është akuzuar për korrupsion dhe abuzime në QKKF, por aktorja nuk pranoi të jetë e akuzuar personalisht ndërkohë që shtoi se është goditur për shkak të sukseseve që ka arritur.

“Unë nuk jam akuzuar për asgjë. Nuk jam prononcuar për asnjë lloj gazete apo media sepse e quaj farsë këtë. U godita unë si Monika nga dy punonjëset e institucionit tim që unë i di shumë mirë dhe jo vetëm unë, por i gjithë institucioni. Jam goditur për sukseset që arriti ky institucion sepse ne kemi xhelozi shumë të madhe nëse shikojmë dikë më mirë. Unë jam artiste dhe njeri i lirë që bëj vepra jashtëzakonisht të bukura për fëmijët. Mua nuk më vjen keq që dhashë dorëheqjen, e bëra me dinjitet të plotë. Nuk më është kërkuar ta bëj. Ministrja e Kulturës më ka thënë të qëndroj derisa të dalin në vendime personat kopetentë. Unë i thashë që do t’i jap dorë të gjitha hetimeve. Unë kur kam shkuar në atë institucion kam gjetur vetëm disa letra, sot ai institucion jo vetëm nga ana artistike, por edhe juridike ka volum me shkresa dhe me të gjitha rregullat. Nëse këta njerëz do donin të shikonin shkeljet në këtë institucion, unë do t’i them që në 2011-ën para se të shkoja unë është bërë një festival me vlerë 27 milionë lekë dhe po ta krahasosh me festivalin që bëra unë, të Eurovisionit janë harxhuar 17 milonë lekë dhe çdo gjë ka qenë nën kosto. Dhe jo vetëm kaq, por edhe të ardhurat e institucionit i kam deklaruar në ministrinë e Kulturës”, tha Lubonja.

Lubonja tregon situatën në QKKF kur ajo e mori nën drejtim: Fëmijëve i dilte gjak nga hundët dhe iu binin flokët

Gjatë emisionit ajo po ashtu tregoi edhe situatën e vështirë në Qëndrën Kulturore Kombëtare të Fëmijëve kur ajo e mori nën drejtim. Ajo tha se situata në atë institucion ishte mjerane, madje sipas saj fëmijëve shpesh i’u dilte gjak nga hundët, i’u binin flokët apo edhe thonjtë për shkak të lagështirës.

Unë u lidha shumë me këtë institucion sepse e dashuroj punën time deri në idealizëm. Sot janë shumë pak njerëz që e besojnë këtë. E gjithë jeta ime është e lidhur me artin. Nuk mendoj se 4-vjeçarin e bëra sepse duhej të kisha një emër. Unë emrin e kam krijuar që 19 vjeç. Karriera ime nuk ishte e lidhur me të qenit drejtoreshë. Mua më pëlqen të marr iniciativa, që të mos qëndroj në një vend. Por teatri është dashuria dhe jeta ime dhe për sa kohë jam artiste kam dëshirë të provoj edhe regjinë. I jam mirënjohëse Mirela Kumbaros që besoi tek unë dhe unë nuk e kam zhgënjyer. Qendra Kulturore për Fëmijë ishte në kushte jashtëzakonisht mjerane, nuk e di si kanë jetuar fëmijët aty. Aty ishte një dhomë e ngujuar që s’kishte as derë as dritare dhe vetë pedagogët e atij institucioni më thonin që shpesh fëmijëve i del gjak nga hundët sepse nuk kishin ajër. Ata fëmijë kanë vuajtur bashkë me pedagogët e tyre për shkak të mykut dhe i’u binin flokët apo edhe thonjtë. Sfida ime, e ministres dhe e qeverisë ishte të nxirrnim ata fëmijë nga kushtet e vështira. Unë i kam çarë kokën ministres dhe kryeministrit me shkresa orë e minutë. Punonjësit qëndronin 8 orë aty dhe unë zgjodha që ata të zhvillonin orët nga 20 minuta dhe pjesën tjetër të qëndronin në diell, këtë lloj përgjegjësie morale mora unë. Fëmijët kalonin shumë kohë aty dhe një ditë më vjen përgjegjësi i sektorit dhe më thotë se nga tavani po rrjidhte vaji i transformatorëve dhe nëse aty do të binte një zjarr aty do të ndodhte një katastrofë. Ata fëmijë kanë patur Zotin me vete sepse as fëmijët dhe as punonjësit nuk kishin nga të dilnin”, rrëfeu Lubonja.

Bledar Kola – Shef guzhine ne resorant “Mullixhiu”