Të ftuar:

Trëndafile Daci – Ija Bes Kallakut

Bes Kallaku – Aktor Humori

Ajo është gjyshja më e famshme e rrjeteve sociale, e cila me sensin e saj të humorit ka bërë për vete shumë fansa. Pak e dinë që emri i saj është Trëndafile Daci, pasi ajo është bërë e njohur si Ija e aktorit të humorit Bes Kallaku.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina në Tv Klan për të folur për jetën e saj dhe marrëdhënien me Besin.

Por ndërkohë që Ija fliste në studio, erdhi surprizë nipi i saj Besi me një buqetë me trëndafila për të. Ija e habitur u ngrit në këmbë kur pa Besin.

Bes Kallaku: Çfarë kujtove ti se do të lë vetëm?

Ija: Ti nuk më the që do vije.

Bes Kallaku: Ija nuk e dinte që unë do vija. Dhe i kam sjellë trëndafila sepse emri i saj është Trëndafile.

Lajmet se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin në pritje të një fëmije dolën vetëm pak kohë para se aktori të jepte publikisht lajmin.

Çifti vendosi që ta bëjnë publik lajmin dhe përmes rrjeteve sociale ku na treguan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Sot Bes Kallaku dhe gjyshja e tij Ija ishin në studion e “Rudina” nga ku

“Mezi po e pres, dua t’ma bëjënë të bukur vajzën se janë të dy të bukur. Në fillim Besi dhe Xhensila nuk po tregonin për shtatzëninë dhe unë vajta tek shpresa, tek mamaja e Besit dhe e pyeta dhe ajo nuk dinte gjë. Kur edhi Xheni unë e pyeta: Hë keni ndonjë gjë? “Po Ije po”, më tha. Drritë nëna për ty i thash”, tregoi Ija.

Ndërkohë Besi tregoi se vajza do të vijë në jetë në fillim të korrikut dhe nuk i fshehu emocionet prej babai.

“Edhe dy muaj kanë mbetur, nga fundi qershorit ose fillimi korrikut lind vajza. Ende nuk e ndjej veten baba , tani e ndjen më shumë Xhensila sepse asaj i lëviz, kur afrohem unë pushon”, tha Besi.

Sofjana Buhaljoti – Menaxhere marketingu ‘Pajtoni Center’

Arjeta Dhima – Regjisore/Aktore